Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari
POLITIKE

Nga NATO te misionet në Afganistan dhe Jeruzalem, kush është Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri

P
Piranjat26 September 2026, 16:54 · 4 min lexim
Nga NATO te misionet në Afganistan dhe Jeruzalem, kush është Eric

Gjenerallejtënant në pension i Forcave Speciale amerikane, Eric Wendt, merr zyrtarisht sot detyrën e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Profili i tij është i lidhur ngushtë me ushtrinë amerikane, NATO-n dhe misionet ndërkombëtare të sigurisë, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka pasur edhe kontakte të drejtpërdrejta me Shqipërinë.

Sipas informacionit të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Wendt ka shërbyer si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s në Evropë, ndërsa ka komanduar të gjitha Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara për Aleancën, përfshirë edhe njësitë shqiptare të operacioneve speciale. Gjatë kësaj periudhe, ai ka punuar në Shqipëri me drejtues dhe ushtarakë të fushës së mbrojtjes. Karriera e tij ushtarake përfshin më shumë se 34 vite shërbim aktiv dhe 55 muaj të dislokuar në operacione luftarake në zona të ndryshme të botës.

Një vit në Afganistan

Një pjesë e rëndësishme e karrierës së Wendt lidhet me Afganistanin, ku shërbeu për një vit si Zëvendës-Komandant Rajonal. Në këtë detyrë ai kishte, ndër të tjera, edhe mbikëqyrjen e ushtarakëve shqiptarë të angazhuar në mision. Gjatë shërbimit aktiv, ai ka mbajtur disa poste të larta komanduese dhe ka drejtuar organizata me mijëra persona, përfshirë struktura me personel civil dhe ndërinstitucional. Wendt ka shërbyer gjithashtu si Shef i Shtabit të Komandës së Paqësorit të SHBA-së. Pas karrierës ushtarake, Wendt ka punuar për dy vjet në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, si pjesë e Ambasadës amerikane në Jeruzalem. Atje ka shërbyer si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, duke udhëhequr një koalicion prej tetë vendesh dhe duke raportuar drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit.

Ambasada amerikane e përshkruan atë si një drejtues me përvojë të gjerë në menaxhimin e organizatave komplekse, shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe me ekspertizë rajonale në Evropë. Eric Wendt ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, ndërsa Masterin e ka kryer në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kaliforni.

Përveç anglishtes, ai flet edhe gjuhët arabe dhe koreane. Gjatë karrierës së tij, Wendt është nderuar me një sërë çmimesh dhe dekoratash ushtarake, mes tyre Shiritin dallues “Ranger”, Shiritin dallues të Forcave Speciale, Shenjën dalluese Parashutist Mjeshtër, Shenjën dalluese Mjeshtër i Këmbësorisë në Luftim, Medaljen e Shërbimit të Shquar të Mbrojtjes, dy Medalje të Shërbimit të Shquar dhe tri Medalje “Ylli i Bronztë”. Ai është gjithashtu fitues i Çmimit të Lartë të Nderit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Me marrjen zyrtare të detyrës në Tiranë, Wendt sjell në përfaqësimin diplomatik amerikan në Shqipëri një karrierë të gjatë në Forcat Speciale, NATO, misionet ndërkombëtare dhe strukturat e sigurisë së SHBA-së.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.