Policia vijon shoqërimet, protestuesit paralajmërojnë qëndresë deri në orët e vona

Policia ka vijuar shoqërimin e protestuesve gjatë tubimit në Tiranë, ndërsa numri i studentëve dhe qytetarëve të ndaluar është rritur. Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të njësisë “Shqiponja” kanë ndërhyrë në zonën e Pazarit të Ri, ku janë raportuar shoqërime të tjera.
Protesta, e nisur në orën 14:00 pranë Ministrisë së Arsimit, ka vijuar për më shumë se shtatë orë, duke u zhvendosur në disa zona të kryeqytetit. Lëvizjet e protestuesve nuk kanë ndjekur një itinerar të përcaktuar, ndërsa në rrugë të ndryshme janë regjistruar djegie të koshave të mbeturinave dhe dëmtime të bizneseve, semaforëve e infrastrukturës publike.
Pas rreth katër orësh përplasjesh me policinë në Rrugën e Durrësit, një grup protestuesish hyri në ambientet e Bashkisë së Tiranës, teksa u raportua thyerje xhamash dhe hedhje flakadanësh.
Më pas, protesta u zhvendos në zonën e “9-katësheve”, në Rrugën e Barrikadave dhe te Pazari i Ri, ku tensionet kanë vijuar.
Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, protestuesit kanë vazhduar brohorimat dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata janë shprehur se do të qëndrojnë në rrugë deri në orët e vona të natës, duke paralajmëruar vijimin e protestës.
Ndërkohë, sipas raportimeve paraprake, rreth 40 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestës në Tiranë, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar të përditësuar për numrin e të shoqëruarve apo të arrestuarve.
Lexo edhe
POLITIKE
Mbi 7 orë protestë mes gurëve e flakës, arenë “lufte” te Bashkia e Tiranës

Policia dhunoi barbarisht studentët/ Ervin Demo ndryshon qëndrim, kërkon ligjshmëri dhe hetim për dhunën!

Studentët zhvendosen drejt rrugës së Dibrës, shkatërrojnë semaforët dhe u vënë flakën koshave të mbeturinave

Këlliçi publikon pamjet: Më të ndyrët dhe fundërrina, janë këta civilët, skifterët e Edi Ramës! Do përgjigjen për krimet e tyre

Ky është studenti Klevin Metaj që u përball i vetëm me 6 efektivë të FNSH-së

Protestuesit pushtojnë bashkinë e Tiranës, i vënë flakën ambienteve të brendshme

Gazment Bardhi: Dënojmë dhunën e policisë ndaj studentëve, të lirohen menjëherë të ndaluarit

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e saj: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare





