Protesta kundër qeverisë/ Shehaj: Dënoj dhunën barbare ndaj studentëve. Rama të japë dorëheqjen

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës, duke kërkuar përgjegjësi politike nga kryeministri Edi Rama. Në një reagim publik, Shehaj tha se pamjet e përplasjeve mes policisë dhe studentëve janë të papranueshme dhe se të rinjtë po protestojnë për një të ardhme ndryshe në Shqipëri.
“Shikoni pamjet e dhunës brutale të policisë kundër studentëve që protestojnë!
Studentët protestojnë sepse duan një të ardhme ndryshe në Shqipëri dhe kjo është përgjigjja që marrin nga Edi Rama. Dhunë nga Policia e Shtetit. Dhunë brutale! Dhunë barbare!”, deklaroi Shehaj.
Ai kërkoi që kryeministri të mbajë përgjegjësi për situatën dhe të largohet nga detyra.
“Kjo është e papranueshme! Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh. Duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën. Duhet të japë sa më shpejt dorëheqjen”, përfundoi Shehaj.
Lexo edhe
POLITIKE
Studentët thyejnë derën e Bashkisë Tiranë, futen brenda godinës

Protestuesit i marrin me radhë institucionet, zhvendosen para Bashkisë Tiranë, godasin godinën me sende të forta

“Revolucioni i Gjeneratës Z”, cili është flamuri “One Piece” që po mbahet në protestën e sotme në Tiranë

Vijojnë tensionet në protestë, policia hedh sërish gaz lotsjellës. Të rinjtë nuk tërhiqen

Protesta jehonë në mediat ndërkombëtare, AFP: Policia përdor gaz lotsjellës ndaj studentëve në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit...

Partia Demokratike Europiane reagon për protestën e studentëve në Tiranë: Të shqetësuar për dhunën policore, Rama t’u përgjigjet kërkesav...

Berisha: Ripërtëritja e Shqipërisë synon mbi të gjitha shndërrimin në mirëqenie të taksave dhe pasurive të shqiptarëve

Mbi 5 orë protestë mes gurëve e flakës, Ministria e Arsimit si arenë “lufte”





