Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
POLITIKE

Reforma Territoriale/ A e “shiti” Erion Braçe votën për një mundësi drejt Bashkisë së Tiranës?

P
Piranjat 9 October 2026, 18:33 · 2 min lexim
Reforma Territoriale/ A e “shiti” Erion Braçe votën

Politika shqiptare njeh jo pak raste kur zërat kritikë brenda partive përfundojnë duke mbështetur pikërisht vendimet që kanë kundërshtuar. Por kur një deputet socialist shfaqet si kundërshtar i një reforme, ndërsa në votimin përfundimtar e mbështet atë, pyetja nuk është më vetëm se çfarë mendon ai, por edhe çfarë e shtyn të veprojë ndryshe nga sa deklaron.

Ky është rasti i Erion Braçes, i cili u shfaq si një nga zërat kundërshtues ndaj reformës së re territoriale, përpara se të votonte pro saj në Kuvend. Një kontradiktë politike që bëhet edhe më interesante në një moment kur brenda Partisë Socialiste ka nisur të marrë formë gara për Bashkinë e Tiranës.

Erion Braçe doli publikisht kundër Reformës Territoriale.

Pak orë para votimit, ai nuk la studio televizive pa dalë, duke deklaruar se ishte kundër reformës dhe duke zbuluar edhe presionin e pretenduar nga Edi Rama: Nëse vota e tij do të ishte kundër, ai rrezikonte të përjashtohej nga Partia Socialiste, shkruan Piranjat News.

Por, kur erdhi momenti i votimit, Braçe votoi PRO.

Çfarë ndodhi ndërkohë? A pati një marrëveshje? A u shkëmbye vota me ndonjë premtim politik, në një kohë kur Braçe ka shpallur hapur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës? 

Një gjë megjithatë, sipas Piranjat News u bë e qartë: Edi Rama nuk lejoi që vullneti i grupit parlamentar të vihej në diskutim.

Asnjë zë kundër nuk e ndryshoi rezultatin. Edhe Belinda Balluku u shfaq në momentin e fundit për të votuar.

Në fund, pyetja mbetet: A ishte vota e Braçes një tërheqje politike, bindje ndaj disiplinës partiake apo rezultat i një pazari që mund të dalë më vonë lakuriq në publik?/Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.