Rama flet nga SHBA: E quajti George Washington-in e Kosovës, por Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë.
Gjatë fjalës së tij në një takim në New York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama tha se ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin.
Edi Rama: Më lejoni të them disa fjalë pa mbajtur një fjalë tjetër të gjatë. Dua së pari të falënderoj Ilirin dhe Martinin për këtë ftesë bujare. I kërkoj ndjesë gjithëkujt që ndoshta do ndihet disa i shpërfillur, por mund të them se gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot, është të isha ulur krah kumbarit të komunitetit shqiptar, zotit Sal Rusi.
Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij, më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar në strehën e tij, ai është në strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi, ai nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin.
Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me SHBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal.
Lexo edhe
POLITIKE
“15 mijë dollarë nata”, Koçeku ngre pikëpyetje për akomodimin e Ramës në New York: Kush e paguan faturën?

PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe

Nga AKSHI te implikimi i ish-kreut të SHISH me Agasin/ Këlliçi: Gjithçka është bërë me miratimin e Ramës

Këshilli i Sigurimit/ Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël, Begaj të japë llogari njëlloj si Rama

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi del në mbrojtje të Klodiana Lalës dhe godet Vlora Hysenin: E papranueshme

Gazeta amerikane: Gjenerali Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

PD ankimon në Kushtetuese VKM-në e Ramës që i hapi rrugë ndërtimeve të projekteve 'Albanian Files' në Pishporo Nartë

Tabaku: Rama po përgatit ‘KAYO-n’ e shëndetësisë, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi





