Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar sumet ndaj protestuesve të cilët ndodhen në shesh prej më shumë se tre muajsh, duke thënë se "Shqipëria e shqiptarëve", është një slogan i neveritshëm dhe i turpshëm. Në fjalimin e tij gjatë një takimi në New York, ai tha se vendi i përket Zotit dhe mikut.
Më tej, ai foli edhe për sukseset e qeverisë së tij, duke thënë se PBB-ja është rritur me 2.5 herë, ndërsa shtoi se vendi po përgaditet edhe për projekte më të mëdha se ai i Kushner. Në fund, ai tha se qeveria po përgatit bonon e diasporës, e cila do ta përfshijë atë në tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporën në vend.
Edi Rama: Duke lënë pas pirgje zogj të ngordhur që u kthyen në turpin e vendit tonë sot vendi proteston për biodiversitetin pasi ndaluam gjuetinë, pasi rritëm zonat e mbrojtura pasi ndaluam shfrytëzimin e pyjeve, pasi rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë, pasi rritëm shumëfish sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara tashmë kemi një ndjesi dhe Shqipëri të re.
Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se mirë është se mund të jetë më keq. Nuk ekziston më. Sukses i madh siç është sigurisht një sukses i madh që jemi shumë afër se ç’ishim me diasporën. Po përgatisim bonon e diasporës që ta përfshijmë në tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporën në vend.
E nisëm me 12 mld dollarë PBB. Është rritur me 2.5 herë. Duke sjellë më shumë investime. Po përgatitemi të hedhim në vend mld jo vetëm me projektin e famshëm Kushner, por edhe me të tjera të mëdha që kemi në proces e sipër. Gjërat janë shumë të qarta që kemi kaluar një kohë poshtërimi, tregoheshim me gisht në Europë. Kushdo që donte të fitonte një palë zgjedhje në Europë e kishte të lehtë të tregonte shqiptarët si delja e zezë. Na duhet të bëjmë zgjedhje. Për të ëndërruar shumë më tepër ta bëjmë PBB aq ta lartë, shumë më tepër me më shumë kurajo.
Pa përjashtuar në një betejë të pakuptimtë ideologjike zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit pa fajësuar të huajt që vijnë e po na marrin tokën. Kam dëgjuar slogan më të neveritshëm dhe turpshëm Shqipëria u përket shqiptarëve. Nëse do ishte e njëjta gjë ku shqiptarët shkuan përtej nuk do kishim mundur të bënim asgjë. Imagjinojeni nëse Amerika do u bërtiste shqiptarët të shkojnë në shtëpi. Apo italianët grekët? Ku do ishim? Në një epokën neonaziste 4.0. jo, Shqipëria i përket Zotit dhe mikut. Është shtëpia e shqiptarit, por duhet të ketë vend për gjithkënd që bujt e vjen.
Lexo edhe
POLITIKE
Qëlloi me lugë e shishe të rinjtë protestues, reagon Delina Fico: Po haja qofte dhe po pija birra, s’përmbajta veten kur i përmendën Bled...

Çfarë dinë Agasi dhe Hyseni për Ramën? Çollaku: Kryeministri është i trembur

Rama flet nga SHBA: E quajti George Washington-in e Kosovës, por Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin

“15 mijë dollarë nata”, Koçeku ngre pikëpyetje për akomodimin e Ramës në New York: Kush e paguan faturën?

PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe

Nga AKSHI te implikimi i ish-kreut të SHISH me Agasin/ Këlliçi: Gjithçka është bërë me miratimin e Ramës

Këshilli i Sigurimit/ Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël, Begaj të japë llogari njëlloj si Rama

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi del në mbrojtje të Klodiana Lalës dhe godet Vlora Hysenin: E papranueshme





