Çfarë dinë Agasi dhe Hyseni për Ramën? Çollaku: Kryeministri është i trembur

Ish-deputeti Kreshnik Çollaku, i cili për një kohë ishte edhe këshilltar i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me Ergys Agasin dhe Vlora Hysenin, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po paraqitet publikisht raporti mes tyre. Çollaku deklaroi se historia Agasi-Hyseni po hiperbolizohet dhe se, sipas tij, ajo mund të përdoret si një alibi për çështje të tjera.
“Historia Agasi-Hyseni po hiperbolizohet për t’u përdorur si alibi. Mendoj se Agasi është përdorur nga Hyseni. Mesazhet e dala janë të denja për një adoleshente 18-vjeçare të çmendur nga dashuria që thotë ‘për ty shemb botën dhe djeg shtëpinë e babait’”, deklaroi Çollaku.
Ai tha se nuk e ka takuar personalisht Vlora Hysenin, por vuri në diskutim versionin që veprimet e saj mund të shpjegohen vetëm përmes një marrëdhënieje personale.
“Nuk e kam takuar Hysenin vetë, por është njeri me shumë ekspertizë dhe naivët nuk e bëjnë dot agjenten e terrenit që ajo e bënte. Më kërcasin dy versionet”, tha ai.
Pjesa më e fortë e deklaratës së Çollakut lidhet me Ergys Agasin dhe mundësinë që biznesmeni të ketë grumbulluar materiale për njerëzit që kanë kaluar në zyrën e tij. Çollaku e paraqiti këtë si informacion që qarkullon dhe si dyshim personal, pa paraqitur prova publike që vërtetojnë ekzistencën apo përdorimin e materialeve të tilla.
“Flitet që Agasi është bankë informacioni dhe armë shantazhi për këdo që ka hyrë në zyrën e tij. Nuk është koleksionist maniakal, por keqbërës. Për mendimin tim e ka bërë që të ketë fuqinë e shantazhit me këdo”, deklaroi ai në news24.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama flet nga SHBA: E quajti George Washington-in e Kosovës, por Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin

“15 mijë dollarë nata”, Koçeku ngre pikëpyetje për akomodimin e Ramës në New York: Kush e paguan faturën?

PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe

Nga AKSHI te implikimi i ish-kreut të SHISH me Agasin/ Këlliçi: Gjithçka është bërë me miratimin e Ramës

Këshilli i Sigurimit/ Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël, Begaj të japë llogari njëlloj si Rama

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi del në mbrojtje të Klodiana Lalës dhe godet Vlora Hysenin: E papranueshme

Gazeta amerikane: Gjenerali Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

PD ankimon në Kushtetuese VKM-në e Ramës që i hapi rrugë ndërtimeve të projekteve 'Albanian Files' në Pishporo Nartë





