“Rruga Qukës-Qafë Plloçë kushtoi 320 mln euro”, Berisha: Rama thotë se askush nuk vuan për bukë, por vetë hap verë 36 mijë euro!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim që po mban me mbështetës dhe qytetarë në Korçë, kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke përmendur emigracionin, varfërinë dhe çmimet e larta.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te gjendja ekonomike e pensionistëve. Ai pretendoi se shqiptarët janë ndër më të varfrit dhe më të keqpaguarit në Evropë dhe solli si shembull koston e ilaçeve, duke thënë se disa pensionistë nuk arrijnë t’i përballojnë ilaçet e nevojshme, por as ushqimet mujore.
Berisha u ndal edhe tek rruga Qukës–Qafë Plloçë, teksa theksoi se kostoja e projektit u rrit ndjeshëm deri në 40 përqind krahasuar me prokurimin fillestar të bërë në vitin 2009.
“Kur ne prokuruam këtë rrugë në vitin 2009 me supervizion bankar, ka qenë 73 milionë euro. Përfundimi i saj është 320 milionë euro. 40 përqind më shumë kilometri se sa i autostradës me tunel Elbasan-Tiranë. Pra, vjedhje, vjedhje të pakufishme.”, tha Berisha.
Ai po ashtu, përmendi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me varfërinë.
“Nuk vuan kush për bukë, thotë ai. Po sigurisht se për vete hap shishen 36 mijë euro, dhe të hapësh shishe 36 mijë euro në një kohë kur pothuajse të gjithë pensionistët nuk blejnë dot ushqimet e muajit, atëherë natyrisht nuk ndjen asgjë për ta. Atëherë varfëria të duket paaftësi e tjetrit dhe vetë lan duart, unë nuk kam përgjegjësi. Atëherë padrejtësia të duket një gjë normale. Atëherë dobësia të duket faji i tij. Ne do ta përmbysim në mënyrën më emergjente këtë situatë.”, shtoi ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Ivi Kaso: Shpopullimi është problemi më i madh, opozita ka vetëm një kundërshtar, Edi Ramën

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: 8 mijë km larg Tiranës, Ramën e gjuajnë me vezë

SPAK heton “KAYO” për trafik armësh, Shehaj: Vazhdimi i Ramës në pushtet është vazhdimi i vjedhjes

SPAK kontroll banese të Ron Yeffet/ Bardhi publikon video duke dalë nga Kryeministria dhe pyet Ramën: E njeh? Di gjë se çfarë po bëhet me...

Manekin apo…? Fotot e Trump, që po bëjnë xhiron e rrjetit

Vetëm 1 vit nga themelimi, 'Timak Defence' përballë hetimit të SPAK për abuzim me fondet dhe tregti armësh

Bardhi: Mazhoranca shtyn Komisionin Hetimor për KAYO, po shmang transparencën pas kontrolleve të SPAK

Debate në Komisionin e Ligjeve, Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe





