Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
POLITIKE

“Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e Ramës në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi!

P
Piranjat27 September 2026, 19:27 · 2 min lexim
“Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e

Aktivisti Arben Kola ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA, duke pretenduar se gjatë qëndrimit atje ai nuk është takuar me liderë të rëndësishëm amerikanë.

Sipas Kolës, Rama ka zhvilluar takime me persona që ai i lidh me ish-Sigurimin, botën e krimit dhe interesa oligarkike në SHBA.

“I vetmi që takoi ishte Rama në Amerikë, të vetmit që takoi janë ish-sigurimsa, shokët e Olsi Ramës që merren me drogë dhe kanë lidhje me botën e errët në Amerikë dhe oligarkë me interesa të errëta në Amerikë”, deklaroi Kola.

Ai e cilësoi vizitën e kryeministrit si të parëndësishme dhe pretendoi se Rama nuk ka marrë vëmendjen që synonte.

“Shkoi dhe erdhi si karafil. Bota i hoqi fishën, Amerika e braktisi. Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet”, u shpreh aktivisti.

Kola solli në vëmendje edhe vizitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA, duke deklaruar se edhe gjatë asaj vizite nuk kishte pasur pritje nga liderë të rëndësishëm amerikanë.

Aktivisti komentoi edhe konferencën e paralajmëruar për në Rinas, që më vonë u anulua, duke pretenduar se ajo synonte të zhvendoste vëmendjen nga skandalet e fundit.

“Konferenca e lajmëruar për në Rinas donte të shpërqendronte vëmendjen, edhe pse tani nuk ka gjë që e shpërqendron vëmendjen nga krimet. Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH”, deklaroi Arben Kola.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.