Banorët e Treganit denoncojnë gjendjen e rrugës: Nuk mund të shkojmë në shtëpi!
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor pushtetin për të mbrojtur anëtarë të qeverisë nga përgjegjësia, ndërsa vendi po shkon drejt qëndrimeve gjithnjë e më autoritare dhe besimi i partnerëve ndërkombëtarë ndaj tij po vihet në pikëpyetje.
Sipas Shkullakut, Rama ndodhet në një situatë të vështirë politike dhe, në vend që të kërkojë një rrugëdalje, po zgjedh të hapë beteja të reja dhe të shtojë presionin ndaj kundërshtarëve.
Shkullaku vuri në dyshim edhe përpjekjet për të hapur një tjetër betejë politike për reformën territoriale, duke argumentuar se Rama po synon të zhbëjë kundërshtarin politik, në vend që të përqendrohet te problemet që ka përballë.
‘Unë nuk mendoj se Rama është tani në fazën që mund të fitojë... diçka. Rama, mendoj, është në fazën... në qoftë se do të ishte i mençur, të negocionte apo të shpikte një mënyrë daljeje.
Domethënë, kur them dalje... Në kushtet në të cilat është Rama sot, ne po shikojmë që çdo veprim që ai ndërmerr përbën një hap drejt qëndrimeve gjithnjë e më autoritare, gjithnjë e më represive, gjithnjë e më dhunuese, gjithnjë e më të papërgjegjshme, e të tjera, e të tjera.
Pra, kjo tregon se, normalisht, një njeri që është në këtë hall, pse do t'i shtonte vetes edhe një betejë, po themi, për reformën territoriale? Ai bashkitë i fiton, që i fiton, si 61, si 45. Të vetat i ka. Dhe po fituan ndonjë nga opozita, se futen në burg ata.
Pra, ai hyn edhe në një betejë tjetër force, force, force, force, force, për ta zhbërë kundërshtarin që ka përballë. Por unë mendoj që, në momentin në të cilin është, dhe prandaj thashë që ky ministri i Izraelit ndoshta është niveli më i lartë që i ka ardhur kohët e fundit dhe që mund t'i vijë deri në fundin e tij. Imagjinoni sikur të kishte ndodhur Zvërneci, po themi, katër vjet përpara.
Tani do të ishin ngritur në karabinatë, duke vendosur çati e të tjerë, e të tjerë. Në momentin që ndodh Zvërneci, një pjesë e madhe e kancelarive europiane, përfshirë edhe ato amerikane, e shikojnë Ramën me shumë dyshim. Pra, që nga origjina e parave, që nga mënyra se si bëhen garat në Shqipëri, me transparencë, pa transparencë. Pra, në qoftë se ti vendos që një port historik ta zhbësh dhe t'ia falësh njërit që paska bërë një kushedi unë, një hotel në Dubai, dhe që e ka një ndërtues shumë i mirë në Emiratet, dhe meqenëse e ka bërë në Beograd, hajde ta bëjë edhe... dhe i fal një port komplet dhe ai fillon e ndërton pa investuar asnjë lekë, mund t'ia jepte secilit nga ne atë.
Dhe fillon e shitet, tokën e ke falas, lekë nuk do të fusësh, nënkontraktorët punojnë, shesin dhe... Pra, të gjitha këto tregojnë që, sa më poshtë është, aq më të mëdha koncesione ky është i gatshëm të bëjë.
Them, nuk i hyn në punë, sepse, sido që të jetë, nuk ka shtet në botë, mendoj unë, që të merr ty për partner serioz, nëse shefen e shërbimit ta shkep krimi i organizuar. Nuk të merr seriozisht. Absolutisht jo. Në qoftë se ajo komunikon me koordinatorin e krimit të organizuar se si do t'i shpëtojnë ndjekjes së policisë apo se si do të vazhdojnë kontrabandën, punët e tyre.
Nuk të merr njeri seriozisht. Sado që të thotë ai që, shiko se partnerët u shokuan. Normalisht që shokohen. Se nuk ndodh. Është rast i paprecedent që të arrestohet shefi i shërbimit në detyrë.
Nuk ndodh dhe, për më tepër, për këtë jam i sigurt, ambasadorja mund ta dijë më mirë, nuk arrestohet shefi i shërbimit në detyrë pa marrë më përpara aprovimin apo... ndoshta jo aprovimin, por konfirmimin nga shërbimet partnere. Nuk ndodh.
Pra, këto i kanë ndodhur Edi Ramës. Edi Rama sot është i detyruar të shkojë në Bruksel, një njeri t'i bëjë një pyetje: ‘Ore, me votë do t'i mbrosh hajdutët e qeverisë? Pse nuk e jep imunitetin e Belindës Ballukut?’
Rama sot, busulla morale e Perëndimit, detyrohet të shkojë si legeni deri në dy të natës. Se, megjithëse ka 75, 73 mandate, 76 sa mori në këto zgjedhje, është më keq sesa atëherë kur nuk i kishte as 71, kur ishte në koalicion me Ilir Metën.
Pra, ka arritur deri në atë pikë sa mund të trimërojë edhe Erion Braçen. Plot përkohësisht, nuk ka rëndësi. Po detyrohet, shko, detyrohet që Belinda Balluku, që s'ka shkelur asnjëherë në Parlament, ta çojë për të marrë një votë.
Detyrohet që të japë intervista nga gazetat më periferike, deri te televizionet që s'i sheh kërkush, për t'u munduar të rikuperojë diçka nga imazhi i rrënuar. Nuk është thjesht imazh, mendoj unë. Unë mendoj që është proces. Dhe këtu jam dakord me Bushatin, që nuk e dimë sa do të zgjasë, por është proces. Pra, nuk ka asnjë media serioze, të fuqishme botërore që ta marrë Edi Ramën dhe t'i thotë se si ka ndryshuar Shqipëria.’, u shpreh Armand Shkullaku në SYRI TV.
Edlira Çepani ka komentuar diskutimet për kalimin e Reformës Territoriale me 85 vota dhe funksionimin e sistemit politik në Shqipëri,...
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, analisti Andi Bushati komentoi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me ...
Studentët u kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve që t’i bashkohen protestës së nesërme, e cila do ...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari ka reaguar ashpër ndaj masave të Komisionit të Etikës ndaj deputetëve...
Pas deklaratave të ish sekretarit të shtetit Anthony Blinken në Tiranë, Ministri i jashtëm i Izraelit, u bë diplomati i dytë ...
Për 135 ditë me radhë qytetarët protestojnë kundër qeverisë. Të vendosur kërkojnë largimin e kryeministrit Edi...
Sadleva Bodo pritet të emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, duke marrë drejtimin e sistemit penitenciar pas dorëheqjes ...
Këtë të hënë mbahet protesta e 135-të para kryeministrisë. Qytetarët duan largimin e qeverisë Rama, si e vetmja m&e...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Aktivisti Edison Lika ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 135-të kundër qeverisë, ku ka akuzuar deputetët e mazhora...