Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por banorët vijojnë të shtyjnë furgonët në baltë! Farka e Madhe pa autobusë publikë, banorët kërkojnë zgjidhje: Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet Zbulohet kush është "kandidati tjetër" i sondazhit të Zaloshnjës që del i pari në zgjedhjet për Bashkinë e ... I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”
POLITIKE

Votimi për reformën territoriale në Kuvend/ Aktivistja: Sistemi zgjedhor ka zhveshur deputetin nga përgjegjësia ndaj votuesve

P
Piranjat12 October 2026, 21:41 · 3 min lexim
Votimi për reformën territoriale në Kuvend/ Aktivistja: Sistemi

Edlira Çepani ka komentuar diskutimet për kalimin e Reformës Territoriale me 85 vota dhe funksionimin e sistemit politik në Shqipëri, duke kritikuar sistemin zgjedhor dhe ndikimin e tij në pavarësinë e deputetëve dhe demokracinë e brendshme të partive politike.Sipas Çepanit, sistemi aktual zgjedhor e ka dobësuar rolin e deputetit si përfaqësues i qytetarëve, duke e bërë atë më të varur nga vendimmarrja e partisë politike.

“Ky sistem zgjedhor e ka zhveshur deputetin nga fuqia personale dhe përgjegjësia për t’u përballur me votuesit dhe për t’i përfaqësuar ata. E ka bërë një të emëruar nga partia, i cili ka për detyrë t’i përgjigjet partisë në momentin që ajo i thotë të votojë në një mënyrë apo në një tjetër. Ky është një diskutim që e kemi bërë që në vitin 2008”, u shpreh Çepani.

Ajo theksoi se mënyra se si zgjidhet një deputet ndikon drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si ai ushtron funksionin e tij dhe i përgjigjet komunitetit që përfaqëson.

“ Këtu del mënyra se si zgjidhet deputeti, e cila i jep edhe mënyrën se si do të performojë përballë komunitetit të tij. Vetë sistemi të çon aty”, deklaroi ajo.

Çepani ngriti gjithashtu shqetësimin për dobësinë e forumeve të brendshme partiake dhe pamundësinë e anëtarëve për të ushtruar të drejtat e tyre dhe për të kërkuar demokraci të brendshme.

Sipas saj, kjo situatë nxit përqendrimin e pushtetit dhe krijimin e praktikave autokratike, jo vetëm brenda partive politike, por edhe në mënyrën se si ushtrohet qeverisja.

“Ne kemi forume shumë të dobëta, anëtarë që nuk arrijnë dot të ushtrojnë të drejtat e tyre apo të ushtrojnë presionin për të mbajtur një demokraci të brendshme. Kjo sjell një politikë autokratike, si në organizmat që janë partitë politike, ashtu edhe në mënyrën se si bëhet qeverisja në instancat e tjera”, u shpreh Çepani.

Në përfundim, ajo paralajmëroi se zhvillimet aktuale e bëjnë të domosdoshëm reflektimin mbi funksionimin e sistemit politik, duke e cilësuar momentin si të rrezikshëm.

“Sot po e shohim të ndodhë shumë hapur dhe mendoj se është një moment kur duhet të reflektohet, sepse është një moment i rrezikshëm”, përfundoi Çepani.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.