POLITIKE

Bushati: Rama po sillet si ‘lake i bindur’ i Izraelit, ja çfarë fshihet pas marrëdhënieve me Tel Avivin

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Tetor 2026, 21:30
Bushati: Rama po sillet si ‘lake i bindur’ i Izraelit, ja

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, analisti Andi Bushati komentoi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Izraelin, duke i lidhur deklaratat e fundit të palës izraelite me kursin diplomatik që qeveria shqiptare ka ndjekur ndaj Tel Avivit.

Bushati theksoi se Rama ka mbajtur qëndrime të njëanshme pas sulmit të 7 tetorit, duke dënuar Hamasin, por pa kritikuar veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza.

Ai solli në vëmendje edhe fjalimin e Ramës në Knesset, si dhe marrëveshjet dypalëshe në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe shëndetësisë.

Bushati u shpreh se këto qëndrime dhe bashkëpunime shpjegojnë edhe gjuhën e përdorur nga pala izraelite ndaj kryeministrit shqiptar, ndërsa vuri në pikëpyetje peshën e deklaratave diplomatike, duke kujtuar ndryshimet e qëndrimeve ndër vite në raport me Sali Berishën.

Pjesë nga intervista:

Pavarësisht se ty të duket qesharake, edhe unë po të isha ministri i jashtëm i Izraelit, në këtë rrethim të madh që është Izraeli, të gjeja një lake të këtyre përmasave që drejtonte një vend, me ato fjalë do i drejtohesha. Sepse për të kuptuar këtë deklaratë, mendoj unë, ne duhet të bëjmë një shikim të shkurtër jo të kursit personal, por të kursit të diplomacisë shqiptare tradicionale që ka thyer Edi Rama në raport me Izraelin dhe me çështjen Izrael-Palestinë.

Nuk po them deklaratat që e ka ofruar Shqipërinë si atdheun e dytë të hebrenjve, jo një herë po dy herë. Nuk po them për qëndrimet që ka mbajtur pas masakrës së 7 tetorit, ku vërtet, si shumë mendje normale ka goditur Hamasin, por nuk ka guxuar të thotë asnjë fjalë për atë që edhe institucionet ndërkombëtare e njohin si gjenocidin e, madje dhe vetë izraelitët si gjenocidin e ushtrisë izraelite në civilët e Gazës.

Mbani mend në janar të këtij viti fjalimin e Ramës në Knesset, në parlamentin e Tel Avivit. Pra, në një kohë kur asnjë lider perëndimor refuzonte të shkonte atje, jo vetëm se është në Tel Aviv, por mbi të gjitha pas asaj që po ndodhte në Gaza, Edi Rama jo vetëm shkon, jo vetëm i jep një pasqyrë të përçudnuar.

Prandaj e theksova lider perëndimor. E i thotë aty në sy të Netanyahut që ndoshta nesër edhe i mbirë do konvertohet në hebre, e të tjera e të tjera. E deri tani roli që po merr, roli i historianit për të zbuluar sa çifutë ka pasur në Orikum, apo për të vendosur një muze të hebrenjve këtu. Dhe kjo është, si të thuash, vetëm ajo fuqia e butë e miklimit të marrëdhënies me Izraelin. Por mos hyr pastaj në anën ekonomike. Ke Roni, e feti, ke ato që po bëhen në mbrojtje, për ato që po bëhen në fushën e kibernetikës, për ato që po bëhen në fushën e mjekësisë që do t'i jepet të gjithë tenderat e spitaleve, pajisjeve mjekësore një kompanie izraelite dhe këto të gjitha përmes marrëveshjeve që ka bërë qeveria me Izraelin. Pra, një njeri kaq bujar me ty kur Izraeli sot ka problem me shumë vende perëndimore, natyrisht që do t'i thuash kështu.

Pastaj, ti e di, edhe sikur të ishin seriozë, unë deklaratat e tyre nuk i marr parasysh, se i njëjti shtet që thoshte për Berishën 'burri i madh i shtetit, hajde mësoni si zhvillohet demokracia', Shqipëri pastaj thoshte 'Berisha non-grata', pastaj 'ndoshta nuk është edhe aq non-grata'. Pra, domethënë, hiq këtë që deklaratat kanë vlerë vetëm për çastin kur thuhen, por në këtë çast Edi Rama po sillet si një lake i bindur i lobeve hebre dhe prandaj ka marrë këtë dekoratë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje