Skandali i SHISH-Asnjë ftesë për opozitën/ Këshilli i Sigurisë Kombëtare vetëm me të 'besuarit' e Ramës

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmendje përbërjen e organit më të lartë këshillimor për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri.
Sipas ligjit, Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit, të cilët marrin pjesë në diskutimet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe interesat strategjike të vendit.
Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë:
1. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin)
2. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi
3. Kryeministri, Edi Rama
4. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi
5. Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha
6. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu
7. Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo
8. Ministri i Financave, Erion Malaj
9. Ministri i Transportit, Enea Karakaçi
10. Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi
11. Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi
12. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji
13. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila
14. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj
Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor që mblidhet nga Presidenti për të shqyrtuar çështje që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjen kombëtare dhe koordinimin ndërinstitucional në situata me rëndësi të veçantë.
Ndërkohë që ushtari i Ramës, Bajram Begaj nuk ka preferuar të ftojë në këtë takim asnjë përfaqësues nga opozita duke bërë që një takim i tillë për të nxjerrë përgjegjësitë për skandalin e madh ku SHISH ishte vënë në shërbim të bandave dhe krimit do të diskutohet vetëm nga të zgjedhurit e Ramës i cili ka qene edhe përzgjedhësi i Vlora Hysenit në këtë post.
Kjo e bën thjesht qesharak këtë takim.
Lexo edhe
POLITIKE
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Sot dita e 121-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Mbyllet protesta e 120-të kundër Edi Ramës/ Qytetarët nuk ndalen: Nesër më shumë

Skandali me SHISH dhe aferat e qeverisë, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë: Krimi ka kokë!

Vizita e Ramës në OKB, protestuesi: Nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë. I kanë mbetur dy rrugë





