Skandali me SHISH dhe aferat e qeverisë, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë: Krimi ka kokë!

Në ditën e 120-të të protestave qytetare kundër qeverisë, protestuesit i kanë përcjellë një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama, këtë herë përmes një shkrimi të vendosur në mes të bulevardit.
“Krimi ka kokë”, shkruhej në asfalt, në nisje të marshimit të protestuesve nga Kryeministria në drejtim të qendrës së Tiranës.
Mesazhi është vendosur në një moment kur protesta vijonte me marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa qytetarët mbanin flamuj, pankarta dhe flakadanë dhe përsërisnin thirrjet kundër qeverisë.
Shkrimi në bulevard lidhej nga protestuesit me zhvillimet e fundit rreth ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës SPAK ka ndërmarrë procedura hetimore. Sipas akuzave të bëra publike nga prokuroria, çështja lidhet me dyshime për favorizim dhe ndihmë ndaj biznesmenit Ergys Agasi.
Protestuesit e kanë lidhur këtë çështje edhe me deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në Rinas, Rama foli për zhvillimet e fundit dhe mbrojti qëndrimin e tij lidhur me çështjen e ish-kreut të SHISH.
Lexo edhe
POLITIKE
Vizita e Ramës në OKB, protestuesi: Nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë. I kanë mbetur dy rrugë

“Vlorën dhe Agasin t’i sollën me zor në zyrë?”/ Aktivisti thirrje Ramës: Ik edhe për Zahon!

‘Mos kujtoni se ju kam vjedhur’/ Këlliçi-Ramës: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve, jep menjëherë dorëheqjen

Rokada/ Ministri Hoxha ndërron ambasadorët në Prishtinë dhe në Shkup

‘Asnjë hap pas’/ Dita e 120-të e protestave, pankartat: Edi, po të vjen fundi me ndëshkim!

“Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e Ramës në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi!

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Monologu i Ramës/ Abilekaj: Shmangu gazetarët për të mashtruar pa filtra





