“Vlorën dhe Agasin t’i sollën me zor në zyrë?”/ Aktivisti thirrje Ramës: Ik edhe për Zahon!

Aktivisti Erald Ndoj ka reaguar ndaj video- mesazhit të publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, lidhur me zhvillimet rreth skandalit të SHISH-it dhe Vlora Hysenit. Ndoj kritikoi qëndrimin e Ramës, duke deklaruar se ai duhej të merrte përgjegjësi për situatën.
Ndoj iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit, duke thënë se në vend ka qytetarë të dëshpëruar dhe se këshilltarët e tij duhet t’ia përcjellin këtë realitet, ndërsa shtoi se protesta do të vijojë dhe se numri i pjesëmarrësve, sipas tij, do të rritet.
Në vijim, ai i bëri thirrje Ramës të largohet nga posti, duke e lidhur këtë edhe me të ardhmen e brezit të ri.
“Ne prisnim të merrte përgjegjësi ai përdori sot gjuhë agresive. Ne i themi: Nuk e tredh dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën. Çdo shqiptar që është këtu është ai që e ka vrarë frikën sepse ka kuptuar që ti je i shitur, ndaj i bëj thirrje studentëve të na bashkohen. Ne po luftojmë edhe për ata.
Kryeministër, ka njerëz të dëshpëruar Shqipëria, ata këshilltarët që hanë bukë kot duhet të të thonë që këtu ka ëndrra të thyera.
Të siguroj që vetëm do të shtohemi me gjithë peripecitë që ke nëpër këmbë. Nuk kemi shtet, si s’dole të thoje një fjalë që mban përgjegjësi. Ta solli dikush me dhunë Vlora Hysenin në zyrë? Po Agasin? Nëse ta kanë sjellë me dhunë na thuaj të bëj=më me faj tjetrin. Piktor i dështuar largohu sa më parë, edhe Zaho jot do të ketë një Shqipëri më të mirë.
Shqipëria është drejt betejave të mëdha, duhet kontributi i të gjithë shqiptarëve kemi armiq shumë të fortë, shpresojmë në ndihmën e ambasadorit të ri amerikan”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Mos kujtoni se ju kam vjedhur’/ Këlliçi-Ramës: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve, jep menjëherë dorëheqjen

Rokada/ Ministri Hoxha ndërron ambasadorët në Prishtinë dhe në Shkup

‘Asnjë hap pas’/ Dita e 120-të e protestave, pankartat: Edi, po të vjen fundi me ndëshkim!

“Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e Ramës në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi!

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Monologu i Ramës/ Abilekaj: Shmangu gazetarët për të mashtruar pa filtra

Shkullaku ironizon Ramën: Pas 28 vitesh në pushtet, paska dalë më i varfër se sa ka hyrë

Skandali me SHISH/ Rama sulmoi drejtësinë, Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga një “republikë prokurorësh”





