POLITIKE

Skandali ‘KAYO’/ Bushati: Pas trekëndëshit të hajdutërisë fshihet Edi Rama

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Tetor 2026, 21:25
Skandali ‘KAYO’/ Bushati: Pas trekëndëshit të

Për analistin, Andi Bushati skandali me kompaninë shtetërore të armëve, ‘Kayo’ bën bashkë personazhe që për publikun janë të panjohur por që lëvizen e komandohen nga një dorë e vetme, Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’në Syri Tv, Bushati tha se skandali ‘Kayo’ është një trekëndësh, pas së cilit është Rama, një skemë hajdutërie e ngritur posaçërisht nga kryeministri.

Pavarësisht stepjes së SPAK për ta hetuar këtë skandal, Bushati është i mendimit se ekziston një ‘dorë’ që kërkon të shkojë te kryeministri.

"Tani po dëgjosh përgjimet edhe të futesh pra të njohësh aferën Kaio, një njeri i thjeshtë duket sikur humbet. Ardi Veliu, Arjeta Puca, një hebre Roni Efet e tjerë e tjerë. Dhe duket si një skandal po një skandal i shpërndarë në disa personazhe të panjohura. Problemi është që kush i lidh bashkë këta personazhe? Është vetëm një njeri, është Edi Rama. Pra, Roni Yeffet nuk është njohje e sotme. Roni Yeffet ka denoncime, ka dashur të shesi ambasadën e Shqipërisë në Nju York për ta bërë tokë ndërtimi, për borxhin etj. Pra afera që kishte me Edi Ramën.

Mbani mend këtë gruan,, Arjeta Puca. E rëndësishme është që ta kuptojmë, një personazh krejt i panjohur, e merr Edi Rama, e fton në podkastin e vet, njeriu që do ndërtojë makinën e parë ushtarake shqiptare, me sukses në Turqi, fati i një migranteje që kthehet në atdhe, pra një pompim i madh. Pse duhej ky pompim? Për ta lidhur me Ronin. E pse duhej për ta lidhur me Ronin? Për ta bërë joint venture me Ardi Veliun. Kush është Ardi Veliu? E mbani mend kur iku drejtori i policisë ai Gledis Nano? S'u kujtua Rama.

Ardi Veliun ngado që ikën e sistemon Edi Rama. Pra ky është trekëndëshi që komandohet, lëvizet dhe... këtu vjen puna që pyeti Paratë. Po mirë mo si ka mundësi dhe këta përfunduan te toka e Ergys Agasit? Prapë Ergys Agasi i Edi Ramës. Pra ne kot flasim Kaio, Arjeta Puca, Ardi Veliu. Këtu pavarësisht se emri i Ramës nuk del konkretisht, kush e njeh historinë e personazheve dhe historinë e krijimit të Kaios e tjerë e tjerë, të promovimit të këtyre personazheve, e di që pas gjithë kësaj skeme, ai dushk ku fshihet, fshihet një njeri. Njeriu që ka në dorë t'i japë para nga buxheti i shtetit, t'ja kalojë gjasme kompanisë ushtarake, e kompania ushtarake t'i shplajë pastaj me biznese të kuajsh.

Pra, megjithëse është një përgjim ku Rama nuk del asnjëherë, është njeriu që qëndron pas gjithë aferës. Tani pyetja: Pse SPAK-u shpejt? Apo kërkon SPAK-u me të gjitha mënyrat për të shkuar te Rama? Unë mbetem dyshues. Por ama, me logjikë, jo me fakte, duket sikur ka një dorë që megjithëse SPAK-u nuk guxon të shkojë drejt Ramës, po mundohet të lëvizi këta prokurorët e SPAK-ut që i ka si zara, për të shkuar sa më pranë Ramës. Kjo është historia e Ballukut, kjo është historia e AKSH-it, kjo është historia e Roni Yeffet. Duket sikur ka një dorë që këtyre burrave të paguximshëm të SPAK-ut, t'ja përafrojë rrethin drejt Edi Ramës".

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime