U arrestua në flagrancë, SPAK jep detaje për prangosjen e drejtuesit të inceneratorit në Elbasan. Ja shuma që mori ryshfet
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme. Mësohet se është shoqëruar në ko...
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumir&...
Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kund&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvill...
Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata d...
Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuve...
Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025. ...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën...
Reforma e re Territoriale pritet të përballet me një moment të rëndësishëm në seancën plenare të së enjtes, teksa brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste janë shfaqur rezerva për draftin që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
Deputetët socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sina janë shprehur kundër ndarjes së re territoriale gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, duke ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin e reformës.
Në një intervistë në Report Tv, Erion Braçe, ka treguar se mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka shënuar herën e parë të diskutimit të reformës territoriale, duke theksuar se po ndodh vetëm 3 ditë para votimit të reformës në Kuvend, që nuk e gëzon mbështetjen e tij.
Ai shprehet se pavarësisht takimeve të herëpashershme të grupit, asnjëherë s’kanë marrë informacione lidhur me ndarjen e re territoriale, për të cilën sipas tij, s’ka pasur seriozitetin e duhur.
Deputeti shpjegon se nuk ka pasur studim mbi projektligjin nga Komisioni i Ekonomisë, informim të deputetëve si dhe janë shkelur parimet mbi të cilat qëndron reforma.
Erion Braçe: Mbledhja e parë e grupit parlamentar dhe është shumë vonë, 3 ditë para se të votohet, që kur ka filluar të diskutohet për reformën, hera e parë që bëhet një diskutim me grupin e PS. Jemi mbledhur disa herë dhe s’kemi marrë asnjë rresht informacion për këtë reformë. Më vjen keq, por mënyra si është organizuar ky diskutim lë shumë për të dëshiruar. Kjo është reforma, në thonjëza, më e rëndësishme, për gjithë mandatin dhe duhet të merrte seriozitetin, transparencën, pyetjet dhe përgjigjet e duhura e mos të liheshin në një ditë të vetme. Unë në grupin parlamentar s’kam mbajtur qëndrim timin personal. Unë jam deputet i Tiranës dhe prekem si qytetar dhe deputet, pavarësisht se nuk merret një bashki dhe të bashkohet, kur Tirana është e pacenueshme. S’kam asnjë interes personal, qëndrimet janë parimore. S’mundet të trajtohet në formë të tillë reforma më e rëndësishme e mandatit. S’mundet që 3 ditë para se të votohet në parlament, të ngrihet grupi parlamentar dhe ta diskutojë dhe në mbledhje të flasin vetëm 4 njerëz.
Erion Braçe: Duhet ta shpjegojë zotëria që nxorrët në insert. Është përgjegjësi e tij e drejtpërdrejtë si kryetar i grupit të PS për të organizuar një proces gjithëpërfshirës dhe të kishte brenda vetes deputetët. E para gjë lidhej me mënyrën e organizimit të diskutimit. E dyta, lidhet me të parën. Në dy kalendarë rresht, Komisioni i Ekonomisë duhet të studionte këtë projektligj. Shumica dërrmuese e kritereve që u diskutuan lidhen me ekonominë, edhe suksesi ose jo lidhet me ekonominë. Si mundet të jetë dy herë në kalendar dhe dy herë të hiqet? Të dyja u njohën si vërejtje të rëndësishme në mbledhjen e grupit, madje zotëria kërkoi ndjesë për Komisionin e Ekonomisë. Për çështjen e mbajtjes informuar të deputetëve dhe ndarjen e informacionit në kohë me banorët, u tha që është përgjegjësi e drejtuesve politikë. Si mund të vihet 3 ditë para se të votohet dhe pa vënë para deputetëve një copë letër? Këto janë përgjegjësi të këtij zotërisë! Vërejtja më e rëndësishme është, reformën e mbajnë në këmbë parimet, jo votat. Parimet lidhen drejtpërdrejt me interesat e njerëzve. pse janë shkelur? Pse nuk është i njëjti parim i zbatuar njësoj? Si mund të anashkalohet shkelja e parimeve të miratuara? Po mbajtëm ato do të mbajmë edhe këtë. S’është alibi kjo. As nevoja politike, as nevoja për vota. Nëse reforma është e drejtë dhe u qëndron parimeve, i ka votat aty. Kur parimet shkelen për të bërë qoka politike... ç’kuptim ka? Mbi ç’parim të kësaj reforme qëndron bashkia e Roskovecit në kufijtë që ka pasur? Unë kuptova që s’qenka përfundimtare, pas disa vitesh do të hyjmë po prapë.
Një përgjigje të qartë e pati për Taulant Ballën dhe fjalët e tij se kushdo që nuk e mbështet reformën, “duhet të shohë rregulloren.
“Mua nuk më përjashton dot nga PS ky djali apo cilido tjetër që më ka gjetur në PS! Kam qenë atje kur kanë ardhur në PS! I kam mbështetur sa s’ka ku të shkojë më, janë bërë ministra dhe më tregojnë mua rregulloren!”, tha Braçe.
Ndarja e re territoriale bie ndesh me disa ligje, vijon Braçe, pa e braktisur idenë e një reforme për t’iu përshtatur nevojave.
“Kur kalon funksioni apo kompetenca te bashkia, por nuk i buxheton, nuk delegon paratë e buxhetit të shtetit, si do të bëhen? Vetëm për rrugët rurale, vlera që këta kanë transferuar nga qeveria qendrore, nuk shkon as sa 40% nga manuali që përllogaritet nga mirëmbajtja. Nëse transferon funksione pa buxhete respektive, si do të funksionojnë? Jemi në një pikë që duhet të rregullohen funksionet me të cilat duhet të merren bashkitë dhe kjo bërja më e madhe e disa bashkive, e bën të vlejë këtë gjë. Unë kisha një pyetje dhe e bëra në grup se sot mungonte kryeministri, zv/kryeministri, 1/3 e deputetëve. I gjithë ky proces ka nevojë për qetësi, jo për hakërrime. Shikojeni te rregullorja se ç’do pësojnë këta! Ç’do pësoj unë? Është një reformë që duhet t’i mbetet këtij vendi dhe përmirëson qeverisjen. A është e gatshme qeveria të lëshojë pushtet nga pushteti që mban për ta lëshuar te pushteti vendor? A është gati ta lëshojë arsimin, burimet njerëzore, shërbimin shëndetësor, bujqësinë te pushteti vendor?”, tha Braçe.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj përpara Kryeministrisë tha se deputetët e ministrat nuk përfaqësojnë shqip...
Debati për filmimin me telefon gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kaloi në përplasje verbale, pasi deputeti Olsi Komici p&eu...
Protestuesit kanë nisur menjëherë të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi R...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë Rama se e ka deformuar procesin e dixhitalizimit në Shqipëri, duke e kthye...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend nismën e qeverisë “Prania Besnike”, sipas së cilës deputetët ...
Për gazetarin Basir Çollaku, ndodhemi në fazën ku shqiptarët nuk kanë parë asgjë ende, në atë se çfar...
Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt është takuar ditën e sotme me Kryeprokurorin Klodian Braho dhe kreun e BKH, Jon Keta. P&...
Deputeti i Partisë Socialistë Ermal Pacaj ka kritikuar qeverisjen nga foltorja e Parlamentit, pasi në sallën e Kuvendit kishte një mung...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka folur për vitin e ri akademik dhe protestën e studentëve. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zh...
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe Të Drejtat e Njeriut ka miratuar me votat e socialistëve projektligjin...