Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
POLITIKE

Sot seancë plenare/ Nga procesverbali te çështjet e zgjedhësve, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

P
Piranjat 5 October 2026, 10:06 · 1 min lexim
Sot seancë plenare/ Nga procesverbali te çështjet e

Kuvendi mblidhet këtë të hënë (5 tetor), në seancë plenare për të diskutuar çështjet e evidentuara nga zgjedhësit.

Mbledhja do të nisë në orën 15:00 dhe sipas rendit të ditës, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të 24 shtatorit, për të vijuar më pas me njoftimet dhe diskutimet mbi çështjet e ngritura nga zgjedhësit.

Në kuadër të nismës “Prania Besnike”, deputetët zhvillojnë çdo të premte, në orën 17:00, takime me zgjedhësit e tyre. Çështjet, ankesat dhe kërkesat e adresuara gjatë këtyre takimeve do të përcillen për diskutim edhe në seancën plenare.

Seanca e sotme vjen pas një mbledhjeje të tensionuar të Kuvendit më 24 shtator, ku përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës u përqendruan te çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Gjatë seancës së kaluar, opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të zhvilluar një debat mbi zhvillimet në SHISH dhe situatën e krijuar pas caktimit të masës së sigurisë ndaj Hysenit.

Kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca, ndërsa deputetë të opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të punimeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.