“Protestë në çdo seancë”, thirrja e qytetarit: Të bllokojmë Parlamentin, boll e tërhoqën Atdheun zvarrë

Thirrje për protesta dhe bllokimin e Parlamentit janë bërë gjatë tubimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Një prej protestuesve u bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë në protesta jo vetëm në mbrëmje, por edhe gjatë seancave parlamentare.
Protestuesi akuzoi deputetët se po miratojnë ligje që, sipas tij, dëmtojnë vendin dhe bëri thirrje për bllokimin e Parlamentit.
“Ju bëj thirrje të gjithë njerëzve të vijnë në shesh të protestojnë, jo vetëm në mbrëmje por në çdo seancë parlamentare kur deputetët krimit dalin dhe miratojnë ligje që sakatojnë Shqipërinë. Të bllokojmë atë Parlament, të bllokojmë këta hajdutë, boll e tërhoqën Atdheun zvarrë. Nesër do të ketë shumë protesta. I bëj thirrje të gjithëve të bllokojnë parlamentin e krimit”, tha protestuesi në revoltën kundër Ramës.
Lexo edhe
POLITIKE
“Ky shesh do ta ndalë këtë regjim”/ Aktivisti, Edison Lika: Belinda Balluku e ka vendin në burg

Revolta e 127 kundër qeverisë/ Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Denoncimi i fortë: Serbët po spiunojnë ushtrinë shqiptare

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

Reforma territoriale/ Teliti: Duhet të protestojmë tek parlamenti që kartonat e vjedhur të mos e miratojnë dot

127 ditë protesta kundër Ramës/ Media spanjolle: Kryeministri përballet me presionin e korrupsionit dhe revoltën në rrugë

Berisha njofton protestë kombëtare, ja kur do të mbahet

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin





