POLITIKE

Tabaku: Korrupsioni është bërë sistemik, qeveria bën ligje për të mbrojtur zyrtarët që kanë imunitet

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Prill 2026, 21:28

Tabaku: Korrupsioni është bërë sistemik, qeveria bën

Në një moment kyç për procesin e integrimit europian, kur Shqipëria ende nuk ka marrë një sinjal pozitiv nga COELA dhe ndërsa kryeministri vijon turin e tij për të shpjeguar ecurinë e procesit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku e përkufizon këtë fazë si “ditën e llogarisë”.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe pritshmërive për IBAR, Tabaku thekson se ky është një moment prove për vendin, ku nuk mjaftojnë deklaratat politike, por kërkohen rezultate konkrete në standarde, vlera dhe norma europiane.

Në mesazhin e saj, ajo përmbledh tre çështje thelbësore që, sipas saj, përcaktojnë këtë moment. Tabaku thekson se Shqipëria është përballë një realiteti ku korrupsioni ka marrë përmasa sistemike. Sipas saj, përmes ligjeve dhe vendimmarrjes është krijuar një model që lejon shpërndarjen e pasurisë publike pa garë dhe pa meritë, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e ekonomisë dhe konkurrencës.

Një tjetër pikë kyçe mbetet funksionimi i shtetit të së drejtës. Tabaku ngre shqetësimin nëse qytetarët dhe zyrtarët trajtohen njësoj përpara drejtësisë, duke evidentuar përpjekjet për ndërhyrje në legjislacion që mund të ndikojnë në proceset hetimore dhe standardet e barazisë.

Në aspektin ekonomik, ajo sjell në vëmendje hendekun mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, duke theksuar se të ardhurat e shqiptarëve mbeten rreth 20% e mesatares së BE-së, ndërsa çmimet kanë arritur në rreth 60%, një disproporcion që rëndon drejtpërdrejt jetesën e qytetarëve.

Në fund të mesazhit, Tabaku ndalet edhe tek qëndrimi i kryeministrit ndaj drejtësisë, duke sugjeruar se ndryshimet e fundit në retorikë nuk përbëjnë domosdoshmërisht një ndryshim të qëndrueshëm.

Duke përdorur shprehjen popullore “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, ajo nënkupton se sjelljet e përkohshme nuk garantojnë një qasje të re ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht në një moment kaq të rëndësishëm për procesin e integrimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?