POLITIKE

Tri ditë në paraburgim pas protestës/ Tabaku: 40-vjeçari po mbronte një vajzë nga 6 efektivë

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2026, 18:51
Tri ditë në paraburgim pas protestës/ Tabaku: 40-vjeçari

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videomesazhi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për sulme ndaj protestuesve dhe për përdorimin e një gjuhe përçarëse ndaj qytetarëve.

Tabaku u ndal te rasti i Ali Bruçit, 40-vjeçarit nga Dibra, i cili punon në ndërtim dhe qëndroi tri ditë në paraburgim pas protestës. Sipas deputetes së PD-së, Bruçi ishte arrestuar teksa po mbronte një vajzë që po sulmohej nga gjashtë efektivë policie.

Ajo e cilësoi Bruçin si një njeri të punës, që përpiqet të mbajë familjen me ndershmëri, ndërsa kritikoi kryeministrin për qëndrimin ndaj protestuesve.
“Aliu është historia e njeriut të punës, e një njeriu i cili punon me ndershmëri dhe që sulmohet”, u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD-së akuzoi Ramën se përdor një gjuhë përçmuese ndaj qytetarëve që protestojnë, ndërsa mbron politikisht zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të tij ndaj të cilëve janë ngritur akuza penale.

“Kjo është gjuha e Edi Ramës. Kjo është mënyra e Edi Ramës. Sulm ndaj njerëzve të punës e mbrojtje për ata që sot janë me akuza penale”, deklaroi Tabaku.

Videomesazhi i plotë:

E nisëm ditën sot me këtë njeriun që ka marrë peng godinën e Kryeministrisë, që sulmonte çdo protestues. Në fakt ashtu siç bën me shumë të tjerë, po me protestuesit u mor një nga një duke edhe fabrikuar, trilluar lajme të rreme. E unë dua t’ju tregoj historinë e Ali Bruçit. Ali Bruçi nga Dibra, është një i ri shqiptar 40 vjeç, i cili punon në ndërtim. E nis ditën dhe e mbyll ditën duke punuar në skelat e ndërtimit për të mbajtur familjen e tij të vogël. Unë Aliun e takova në qelitë e paraburgimit.

Një protestues i cili me flamurin në krah ishte duke mbrojtur një vajzë që po sulmohej nga gjashtë policë. Ai ndenji tre ditë në paraburgim, sot është pranë familjes. Po historia e Aliut është historia e njeriut të punës, e një njeriu i cili punon me ndershmëri dhe që sulmohet. Po çfarë ka ky që sulmon njerëzit e punës? Çfarë kanë këto me njerëzit që e mbajnë veten me dinjitet? Ndërkohë që nga ana tjetër çdo bashkëpunëtor i tij, e çdo njeri pranë tij sot ka akuzën e një grupi të strukturuar kriminal.

E akuzon protestuesit se pse kanë mbrojtur vajzat nga sulmi i policisë. Këta që sot mbrohen për korrupsion, e që sot i japin mburojë politike korrupsionit. Patjetër, njerëzit e punës nuk i pëlqejnë. Njerëzit që gdhihen në mëngjes për të punuar e punojnë me ndershmëri nuk i pëlqejnë. Se janë mësuar me këto që vjedhin tendera e koncesione. Janë mësuar me këto që kanë akuza për grupet e strukturuara kriminale. Prandaj u sulmua Aliu.

Prandaj u sulmua studenti i vjetës. Prandaj sulmohet kushdo në këtë vend, me një gjuhë të shëmtuar, përçmuese, me një gjuhë balte. Me një gjuhë që nuk i bën nder askujt. Një gjuhë që sot është gjuha përçarëse e që po vendos shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Kjo është gjuha e Edi Ramës. Kjo është mënyra e Edi Ramës. Kjo është mënyra që këto çdo ditë kanë punuar e operuar. Sulm ndaj njerëzve të punës e mbro ato që sot janë me akuza penale.

 

 

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 23 Tetor18:40

Revolucioni mbërrin në Shqipëri

Nga Aris Roussinos Jashtë portave të mbyllura të Katedrales Katolike të Tiranës, të shtunën e kaluar, një polic i forca...

video

Albania; 23/10/2026

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave