Nga këshilltare në BKH në krye të Burgjeve/ Kush është Sadleva Bodo që zëvendëson Adriatik Kupin

Sadleva Bodo pritet të emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, duke marrë drejtimin e sistemit penitenciar pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, i cili u largua nga detyra pas vetëm shtatë muajsh në krye të këtij institucioni.
Bodo vjen nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), ku për pesë vite ka shërbyer si këshilltare ligjore e drejtorit të kësaj strukture të posaçme, fillimisht pranë Aida Hajnajt dhe më pas nën drejtimin e Joni Ketës.
Më herët, nga maji i vitit 2018 deri në gusht 2021, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Integrimit Europian dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme, përfshirë periudhën kur ky institucion drejtohej nga Fatmir Xhafaj.
Sipas të dhënave, tri ditë përpara daljes së emrit të saj si kandidate kryesore, më 9 tetor, Bodo ka zhvilluar një takim privat me Kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.
E lindur më 29 janar 1988, ajo është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studime pasuniversitare në SHBA e Holandë.
Sadleva Bodo pritet të marrë zyrtarisht detyrën të mërkurën, më 14 tetor.
Lexo edhe
POLITIKE
“Nuk na dëgjuan as atëherë, nuk dëgjojnë as sot”, protestuesi: Nesër të gjithë bashkë

Rama në zyrë? Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit zhvendosen në një nga hyrjet e godinës, bllokohen nga policia

Protesta e 135/ Aktivisti Edison Lika: Qëndresë deri në largimin e Ramës! Deputetët, punëtorë të bindur të kryeministrit

Zhulali: Shqipëria nën hijen e narkoshtetit, SHBA dhe BE të marrin masa ndaj qeverisë Rama

135 ditë revoltë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!





