Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet me urgjencë në spital pas problemeve kardiake Era e fortë rrëzon kolltukun nga tarraca e pallatit në Vlorë, dëmtohet një biznes në Skelë Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës/ Makina përmbyset pranë fshatit Kotë Çfarë dimë për rënien globale të Microsoftit? Miliona përdorues pa Outlook, Teams dhe Copilot Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës para se të largohem nga Shtëpia e Bardhë, nuk përjashtoj ndërhyrjen u... Dyshohet se furnizonte sportistët me substanca dopingu, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës në Greqi Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë “Koka” e grupit të trafikut të drogës, dënohet me burg shqiptari në Gjermani Trump “tërheq” Vancen nga negociatat me Iranin Nga ylli i Portos te varësia nga dr*ga, Mario Jardel rrëfen periudhën më të errët të jetës Skandali i Nvidia-s/ A u rrezikua siguria kombëtare e SHBA? Kongresi amerikan thërret për të dëshmuar Jense... Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit...
POLITIKE

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Ish-ministri i Ramës: Vartësit imitojnë shefin e tyre, e sillen si ai

P
Piranjat28 September 2026, 22:45 · 2 min lexim
Arrestimi i Vlora Hysenit/ Ish-ministri i Ramës: Vartësit

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën se si përzgjidhen dhe trajtohen zyrtarët që marrin poste të larta publike.

I ftuar në A2, Lleshaj theksoi se vendosja e personave të paprovuar në pozicione kyçe mund të sjellë pasoja të rënda për institucionet dhe vendin.Duke folur për përgjegjësinë në nivelet e larta të administratës, ish-ministri u ndal edhe te ndikimi që sjellja e drejtuesve ka te vartësit.

Sipas Lleshit, kur në krye të një institucioni ka “cedime”, ato mund të reflektohen edhe te vartësit, pasi këta të fundit priren të imitojnë mënyrën e sjelljes së shefit të tyre.

Lleshi: Lehtësia me të cilat trajtojmë çështjet dhe lehtësia që dorëzojmë postet publike në duar krejtësisht të panjohura, të paprovuar, duhet të ndryshojë, kjo lehtësi na kushton shumë.

Nuk mund të lejohet të cedojë. Kur ti vjen në një post publik duhet të lësh peng diçka, që është e kaluara jote. Duhet të jesh me një të kaluar të provuar, ku dëmi yt kolateral është i menaxhueshëm. Kur shkon lart dëmi është katastrofik. Këtu nuk duhet të kesh asnjë risk, te ministri deputeti, drejtuesit e agjencive të mëdha risku duhet të jetë zero. E kundërta nuk menaxhohet më.

Një punonjës kur sheh cedimet e shefit të tij katastrofike ndjehet keq dhe unë besoj që vartësit imitojnë shefin e tyre e sillen si ai. Nëse shefi është kërkues e korrekt ashtu janë të gjithë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.