Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
POLITIKE

 Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë viti i revolucionit studentor!

P
Piranjat 5 October 2026, 10:42 · 3 min lexim
 Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ka cilësuar vitin e ri akademik si “vitin e revolucionit studentor”, duke u bërë thirrje studentëve dhe pedagogëve t’i bashkohen protestës së 13 tetorit.

Në reagimin e saj, Zhupa edhe si pedagoge vec politikanes, rendit ndër problematikat e universiteteve tarifat e larta, kushtet në konvikte, boshatisjen e degëve, mungesën e laboratorëve dhe investimeve, infrastrukturën e amortizuar, kërkimin shkencor të cunguar dhe ndërhyrjet politike në autonominë universitare.

Ajo shprehet se studentët nuk duhet të mbeten thjesht numra në statistikat e regjistrimeve, por të jenë një brez që kërkon meritën mbi klientelizmin, dijen mbi propagandën dhe mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Viti i ri akademik, viti i revolucionit studentor!

Uroj studentët, pedagogët dhe stafet universitare për një vit të mbarë akademik ku universiteti të kthehet në vendin ku fitohet dija, jo vendi ku humbet shpresa.

Një brez i ri kërkon të drejtat e veta, kërkon universitetin që meriton, kërkon meritën mbi klientelizmin, dijen mbi propagandën dhe mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet.

Me 13 tetor, ora 12:00, bashkojuni protestës që kanë thirr studentët, bashkojuni pa dallim, sepse ju mund ta ndryshoni gjendjen. Si pedagoge i bëj thirrje kolegëve të mbështesim studentët dhe t’i bashkohemi thirrjes së tyre. Boll pamë klasat që zvogëlohen nga viti në vit, me të rinj të zhgënjyer që vetëm presin rastin të largohen.

Pakti që ju ofrua nga protestat e para në 2018 nuk ka realizuar asgjë. Studentët janë të harruar, tarifat janë të larta, kushtet e papërshtatshme në konvikte, boshatisja e degëve, kërkimi shkencor i cunguar, pedagogët e pavlerësuar financiarisht, ndërhyrjet politike vazhdojnë në dëm të autonomisë universitare.

Studentët përballen me kosto e papërballueshme e jetesës, mungesë laboratorësh dhe investimesh, infrastrukturë e amortizuar dhe një universitet gjithnjë e më larg tregut të punës.

Ndaj ky viti do jetë VITI I REVOLUCIONIT STUDENTOR sepse studentët janë baza e revolucionit Flamingo dhe ata nuk i ndal askush!

Këta student nuk do jenë thjesht numra në statistikat e regjistrimeve.

Do jetë brezi që do të sjellë ndryshimin. Një brez që kërkon të ardhmen këtu, jo jashtë Shqipërisë.

https://www.facebook.com/share/p/1FkQvjLQMa/?mibextid=wwXIfr

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.