“Rama e bëri Shqipërinë me Regres Raport”, Belind Këlliçi: BE ngre alarmin për korrupsionin, tenderat dhe mbrojtjen e Ballukut

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet ta paraqesë si sukses një dokument që, sipas tij, evidenton probleme serioze me korrupsionin, drejtësinë dhe funksionimin e institucioneve.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se raporti i Brukselit është një dëshmi e keqqeverisjes së vendit, ndërsa akuzon Ramën se ka penguar drejtësinë përmes mbrojtjes politike të Belinda Ballukut në Kuvend.
Reagimi:
Edi Rama ia doli ta bëjë Shqipërinë me Regres Raport! Vetëm Kryeministri më i korruptuar në Europë mund ta quajë vlerësim dhe sukses raportin e BE, kur aty ngrihet shqetësimi për mbrojtjen e Belinda Ballukut dhe aferave të saj në Kuvend duke penguar drejtësinë, kur evidentohet abuzim i lartë në tenderat qeveritare, kur theksohet refuzimi i llogaridhënies, i komisioneve hetimore që ka kërkuar Partia Demokratike dhe opozita, kur vihet në dukje cënimi i lirisë së medias, ku thuhet hapur se fondet e IPARD III sërish nuk do të vijnë, pasi autoritetet këtu nuk bindin se nuk do t'i vjedhin prapë.
Këto janë vetëm disa nga "vlerësimet" e Komisionit, për Edi Ramën e qeverisjen e tij, ku qartazi del se ai është pengesa kryesore e integrimit të vendit tonë.
Sigurisht Narkoshteti i parë në Europë, nuk mund të trajtohet ndryshe!
Lexo edhe
POLITIKE
“Protesta do të vazhdojë”/ Marjana Koçeku: Rinia të bëhet gati të përfaqësohet në Kuvend!

Raporti i KE: Është dobësuar roli i Kuvendit në procesin ligjvënës
“Për çfarë dialogu flet Marta Kos?”/ Korreshi: Balluku me 1 miliard euro dëm rri e lirë! Ata që dhunuan protestues u shpërblyen

Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit, avokati Ndreca: Më dorëzoi përgjigjet që i ka dhënë Toni Gogut pas kërkesave të tij...

"Të sigurojë më shumë dënime dhe konfiskim pasurie", KE për SPAK: T'u japë goditjen finale të korruptuarve





