“Protesta do të vazhdojë”/ Marjana Koçeku: Rinia të bëhet gati të përfaqësohet në Kuvend!

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka bërë thirrje që protesta qytetare të kalojë në një fazë të re organizimi, duke synuar përfaqësimin e drejtpërdrejtë të të rinjve në Kuvendin e Shqipërisë.
Ajo u bën apel partive politike, të vjetra dhe të reja, që t’i hapin rrugë organizimit të pavarur të rinisë, të cilin e konsideron një mundësi për të krijuar përfaqësimin më legjitim të 35 viteve të tranzicionit.
Marjana Koçeku: “Nuk asht ma çështja nëse protesta do vazhdojë apo jo. Protesta do vazhdojë, kjo s’ka dyshim. Çështja ma e rëndësishme sot asht se si protesta duhet të marrë nji formë përfaqësimi, të gjejë mënyrën e duhun për nji konsensus sa ma të gjanë dhe, përveçse aktive në sheshet publike, të jetë gati për nji liste përfaqësimi në institucionin ma të naltë të kësaj Republike, që asht Kuvendi i Shqipnisë.
Për këtë duhet solidaritet në popull dhe nji mirëkuptim prej të gjitha partive, të vjetra e të reja, që t’i lirojnë rrugë organizimit dhe përfaqësimit ma të pamvarun e ma legjitim të këtyne 35 viteve tranzicion, përfaqësimit të rinisë.”
Lexo edhe
POLITIKE
Raporti i KE: Është dobësuar roli i Kuvendit në procesin ligjvënës
“Për çfarë dialogu flet Marta Kos?”/ Korreshi: Balluku me 1 miliard euro dëm rri e lirë! Ata që dhunuan protestues u shpërblyen

Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit, avokati Ndreca: Më dorëzoi përgjigjet që i ka dhënë Toni Gogut pas kërkesave të tij...

"Të sigurojë më shumë dënime dhe konfiskim pasurie", KE për SPAK: T'u japë goditjen finale të korruptuarve

“Arbër Abazi bleu vilën qeveritare në Peshkopi”/ Toska: SPAK nuk jep përgjigje

Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strategjike

Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'!

'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një vend pa korrupsion





