Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP... "Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtre... Harrojeni “123456”, një fjalë e pazakontë është fjalëkalimi më i përdorur në Zvicër Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, d... Zhupa shpërthen për ligjin e zonave të mbrojtura: Pasuritë e Shqipërisë nuk janë për t’u ndarë mes oligarkë... Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dh... Koreja e Jugut thyen rekord historik, eksportet tejkalojnë për herë të parë 1 trilion dollarë falë IA-së... Premtimi i Benet Becit mbeti në letër/ Ura e Bardhajve drejt shembjes, banorët kërkojnë ndërhyrje Skandal në futbollin argjentinas: 8 lojtarë arrestohen pas dhunës ndaj arbitrit pas humbjes
AKTUALITET

"Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtrenjtë u largua përgjithmonë...

Nga Luçiano Boçi Më prite… siç më prisje gjithmonë, Viola ime (siç preferoja të thërrisja), me atë dashurinë tënde të pamatë e të mjaltë, me...

P
Piranjat19 November 2026, 12:29 · 4 min lexim
"Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka humbur nënën e tij, Violeta. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Boçi përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku i ka kushtuar fjalë të ndjera nënës së tij, duke kujtuar dashurinë, përkujdesjen dhe mbështetjen që ajo i kishte dhënë gjatë gjithë jetës.

Në dedikimin e tij, Boçi e përshkruan të ëmën si epiqendrën e familjes dhe qetësinë e gjithçkaje, ndërsa zbulon se pritja dhe krenaria e saj kishin qenë një motivim i vazhdueshëm për të.

“Do më mungosh shumë fansja ime më e madhe politike. Për ty, si për çdo nënë për birin e saj, unë isha më i miri, më i zoti, më i forti”, shkruan ndër të tjera deputeti demokrat, i cili shpreh dhimbjen për humbjen e saj dhe mirënjohjen për dashurinë e pakushtëzuar që i fali.

Në fund të mesazhit, Luçiano Boçi ka bërë të ditur edhe detajet e ceremonisë mortore dhe pritjes së ngushëllimeve.

Mesazhi i plotë i Luçiano Boçit:

Më prite… siç më prisje gjithmonë, Viola ime (siç preferoja të thërrisja),

me atë dashurinë tënde të pamatë e të mjaltë, me atë mallin e merakun e pashuar të nënës.

Kudo që të isha, sado në vështirësi të isha, sado larg të ndodhesha, e dija se ti ishe aty, duke më pritur për të më thënë fjalët magjike shëruese.

Por kësaj here, pa ma treguar se s’doje të më lëndoje, më prite për të ikur përgjithmonë…

Do na mungosh kaq shumë ne të gjithëve Violeta jonë e dashur. Ti ishe epiqendra e gjithçkaje dhe qetësia e çdo gjëje për ne.

Do më mungosh shumë fansja ime më e madhe politike.

Për ty, si për çdo nënë për birin e saj, unë isha më i miri, më i zoti, më i forti.

E sa herë ma thoje unë qeshja me mospranim, por me kënaqësinë e dashurisë që më jepje.

Por një sekret. Pritja jote krenare ishte motivi im.

E ta dish Viola ime e shtrenjtë, kjo është pritja që do të më dhembë sa të kem jetë.

Por ti mos u mërzit nëna ime, sepse për ta shëruar jam tani unë vetë që do të pres pa u lodhur.

Do të pres në kujtime e ëndrra, në gëzime e festa, për të pasur me vete kudo ty dhe Dhimitrin tënd e tonin.

Po largohesh Viola ime, ashtu siç jetove, në heshtje, me mençuri, me thjeshtësinë tënde fisnike dhe me dinjitetin e atyre që gjithë jetën japin dashuri pa kërkuar asgjë në këmbim.

Ti po ikën e brenda nesh diçka e madhe po thyhet me zhurmë, por që ka njëkohësisht muzikën e mirënjohjes së madhe për ty që ishe mamaja jonë e dashur.

Me hirin e Zotit falemnderit Viola jonë!

Falemnderit për bekimet e dashurinë që na fale!

Ti do ndriçosh në parajsë e ne nuk do të harrojmë asnjë çast deri sa të kemi frymë!

T’i puth duart…!

Të dashur miq e të njohur përcjellja për në banesën e fundit bëhet nesër datë 20 nëntor, ora 11.00, nga PREHJE NË PAQE (Rita park), pranë stadiumit Elbasan Arena.

Pritja për ngushëllimet e rastit bëhen të shtunën dt. 21 dhe të dielën dt. 22 nga ora 08-13.00 dhe 15.00-17.00, tek salla e pritjes Hotel SKAMPA (Turizmi), Elbasan

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.