Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Avioni rrëzohet në autostradë në Meksikë dhe përfshihet nga flakët Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjeti... Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paiden... Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara Eisenkot tenton të rrëzojë Netanyahun, në tryezë edhe mundësia e një qeverie minoritare me mbështetjen e pa... Piranjat News e paralajmëroi ekskluzivisht/ Zyrtarizohet largimi i Besmir Bejës nga Doganat, ja kush e zëve... Binaj apo Alimehmeti?/ Këlliçi: Binaj u nxitua! Bushati: Më mirë Binaj sesa ai që rri mbrapa derës dhe pret... Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, një i plagosur Pentagoni bën bilancin, lufta me Iranin i kushton SHBA-së 48.3 miliardë dollarë Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…”
AKTUALITET

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të paluajtshme në zonën e "Ujit të Ftohtë"

P
Piranjat20 November 2026, 10:47 · 2 min lexim
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit 16 milionë euro pasuri të paluajtshme të shtetasit P.P., i akuzuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 187/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procesimin penal nr.946/2015, rezultoi se në proceset gjyqësore dhe procedurat administrative për njohjen dhe kthimin e një pasurie 32.000 m2 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, Vlorë u përdor një vendim gjyqësor i falsifikuar. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se pas përfitimit dhe regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj.

Në përfundim të hetimeve shtetasi P.P. u dënua me 7 vite burgim dhe me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjykata vendosi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

-Pasuri e paluajtshme me sipërfaqe 32.000 m2 e regjistruar në vitin 2009 në favor të shtetasve K.Sh., M.Sh. dhe R.Sh. si dhe të gjitha pasurive që rrjedhin dhe derivojnë prej kësaj pasurie, konkretisht:

-Pasuria e paluajtshme nr.431;

-Pasuria e paluajtshme nr.404;

-Pasuria e paluajtshme nr.311;

-Pasuria e paluajtshme nr.312;

-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263 me sipërfaqe 23.363m2;

-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.264 me sipërfaqe 1000 m2;

-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.361 me sipërfaqe 7932 m2;

-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263/1 me sipërfaqe 1126.13 m2; dhe

-Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.108 me sipërfaqe 7637 m2..

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.