Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjeti... Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paiden... Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara Eisenkot tenton të rrëzojë Netanyahun, në tryezë edhe mundësia e një qeverie minoritare me mbështetjen e pa... Piranjat News e paralajmëroi ekskluzivisht/ Zyrtarizohet largimi i Besmir Bejës nga Doganat, ja kush e zëve... Binaj apo Alimehmeti?/ Këlliçi: Binaj u nxitua! Bushati: Më mirë Binaj sesa ai që rri mbrapa derës dhe pret... Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, një i plagosur Pentagoni bën bilancin, lufta me Iranin i kushton SHBA-së 48.3 miliardë dollarë Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…” Trump, Xi, Putin/ Çfarë u vendos në samitin historik mes tre fuqive botërore?
POLITIKE

Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë

I ftuar ne emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qene Deputeti Shqiptar në Serbi Shaip Kamberi. Gjatë bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka theksuar se pas fitores së Listës studentorë

P
Piranjat20 November 2026, 10:33 · 4 min lexim
Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në

I ftuar ne emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qene Deputeti Shqiptar në Serbi Shaip Kamberi.

Gjatë bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka theksuar se pas fitores së Listës studentorë në zgjedhjet e fundit, Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë.

Flavio Qarri: Para se ta fillojmë me këto hallet e mëdha të kombit do të doja disa detaje. U duk shumë e bukur për të qenë e vërtetë jo dhe aq e lehte për ta mundur Vuçic. Çfarë po ndodh në parlamentin e Serbisë.

Shaip Kamberi: Ashtu siç e keni parë, ishte një seancë e mundimshme, sepse duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i lejon rregullorja e kuvendit, duke keqpërdorur shpesh herë ato, Aleksandër Vuçiç dhe grupi i tij parlamentar u munduan që të shtyjnë sa më tepër që është e mundur përzgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, kryetarit të ri. Megjithatë, edhe rregullorja e përcakton limite të caktura se sa një grup parlemntar duhet të flasë. U harxhuan edhe ato dhe kryetari i parlamentit bashkë me nënkryetarët në orët e vona të mbrëmjes janë zgjedhur. Është zgjedhur edhe sekretari i parlamentit, kështu që në këtë aspekt është përfunduar kjo pjesë konstituive dhe mbetet që javën tjetër, prej te martës të zgjidhen grupet e kuvendit e që janë disa, e që sigurisht do të nxisin debat tjetër sepse sipas të gjithë gjasave pozita aktuale nuk ka ndërmend që ti japë asnjë vend në grupet e kuvendit partisë më të madhe opozitare që në këtë rast është partia e Vuçiçit.

Flavio Qarri: Ndërkohë, i ka mundësitë Aleksandër Vuçiç të shkaktojë një krizë institucionale në Serbi sot.

Shaip Kamberi: Jo, janë 120 deputetë të listës së pakicës. Duhen të paktën 126. Vuçiç mund të bëjë zhurmë, mund të zvarrisë seancat, mund të bëjë lojën teatrale por nuk ka mundësi që ta fusë në krizë institucionale Serbinë.

Flavio Qarri: Ndërkohë. Ndoshta edhe nga adrenalina, edhe nga entuziazmi në Tiranë, flitet shumë për emra të rinj, emra të panjohur. Mund të na tregoni nga cilët përbëhej lista e studentëve.

Shaip Kamberi: Janë të gjithë profesorë, studentë pak mund të ketë. Janë të gjithë profesorë që vijnë nga bota akademike dhe duken njerëz të pjekur. Ajo që e karakterizon listën studentore se është një listë heterogjene për sa i përket pikëpamjeve politike. Nuk janë të gjithë pa diskutim për Bashkimin Evropian, ka edhe pru rusë, ka edhe mendime të tjera politike, Ajo që i bashkon është lufta kundër Vuçiçit dhe derisa ta kenë një Vuçiç të tillë agresiv ata do të jenë të bashkuar . Por sigurisht që do të përballen edhe me tema të rëndësishme sidomos me Bashkimin Evropian me sanksionet e Rusisë, me tema të tjera dhe raporte të vështira me Bosnjën dhe Kosovën që mund të nxisë një debat të brendshëm dhe ta testojë seriozisht homogjenitetin e listës studentore. Ajo që është me rëndësi këto ditët para është se lista studentore është duke ndjekur një kurs të atillë që të gjithë postet shtetërore ri ndaje vetëm për kandidadët e vet. Edhe nënkryetarët e Kuvendit u zgjodhën dy persona që vijnë nga pakicat hungareze dhe boshnjake por që vijnë nga lista studentore e jo nga opozita....

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.