POLITIKE

“Protestë që nga pranvera”/ “Die Presse”: Qeveria e Ramës e zhytur në skandale të mëdha korrupsioni

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 15:44
“Protestë që nga pranvera”/ “Die Presse”:

Media austriake “Die Presse” i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen në Tiranë, duke pasqyruar përshkallëzimin e përplasjeve, pakënaqësinë qytetare ndaj kryeministrit Edi Rama dhe akuzat për korrupsion. Në artikull, media austriake shkruan se njerëzit kanë dalë në rrugë që në pranverë duke kërkuar largimin e kryeministrit, ndërsa përmend edhe skandalet e mëdha të korrupsionit në të cilat është përfshirë qeveria e tij.

“Pakënaqësia për gjendjen sociale dhe hendeku i madh mes të varfërve dhe të pasurve po i shtyjnë shumë njerëz të dalin në rrugë. Në Tiranë, megjithatë, është e vështirë të gjesh pankarta me kërkesa të shkruara. Por të gjithë bien dakord se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.”, shkruan media austriake.

“Die Presse” ndalet gjithashtu te përplasjet  mes protestuesve dhe policisë, përdorimi i gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe ujit me presion, si dhe dëmtimet e bizneseve dhe të infrastrukturës urbane. Media thekson edhe masat ndëshkuese me të cilat ka kërcënuar kryeministri të rinjtë.

“Kryeministri synon të ashpërsojë dënimet për pjesëmarrësit në protesta. Tashmë, të gjithë pjesëmarrësit rrezikojnë gjoba prej më shumë se 5000 eurosh, nëse protestat përshkallëzohen në dhunë.”, thuhet më tej në artikull.


Artikulli i plotë:

Shpërthen një zhurmë e fortë. Pak më vonë, retë e gazit lotsjellës përhapen nëpër qendrën e Tiranës. Një burrë i moshuar vendos një maskë kundër gazit në fytyrë. Protestues të tjerë kanë vënë syze skish, syze zhytjeje ose maska njëpërdorimëshe. Përndryshe, frymëmarrja kthehet në torturë. Kur policia hedh granata me gaz lotsjellës, duhet të largohesh shpejt në drejtimin e kundërt. Turma shpërndahet në rrugicat e ngushta e të përdredhura pas sheshit qendror Skënderbej.

Një lojë maceje me miun mes protestuesve dhe forcave të sigurisë po përsëritet çdo ditë në kryeqytetin shqiptar. Pasdite, njerëzit mblidhen për një marshim paqësor nëpër qendër. Policia e shpërndan turmën me gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji. Më pas, dhuna përshkallëzohet, shpesh deri vonë gjatë natës.

Protesta që nga pranvera

Lëvizjet protestuese po tronditin aktualisht shumë shtete evropiane. Në Shqipëri, njerëzit kanë dalë në rrugë që nga pranvera. Gjithçka nisi me tubime kundër një projekti të planifikuar ndërtimi në një zonë të mbrojtur natyrore, të cilin e mbështet qeveria e kryeministrit Edi Rama. Investitori është Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Prej disa kohësh, protestat janë zgjeruar.

Lea është një nga pjesëmarrëset. Ajo sapo është kthyer nga një qëndrim i gjatë jashtë vendit. “E shoh të ardhmen time në Shqipëri”, thotë 26-vjeçarja. Por, sipas saj, shumë gjëra këtu nuk shkojnë siç duhet. “Kushtet e jetesës, sistemi shëndetësor, pagat, marrëveshjet jotransparente.” Lea është kundër “shitjes së vendit”.

Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve

Pakënaqësia për gjendjen sociale dhe hendeku i madh mes të varfërve dhe të pasurve po i shtyjnë shumë njerëz të dalin në rrugë. Në Tiranë, megjithatë, është e vështirë të gjesh pankarta me kërkesa të shkruara.

Por të gjithë bien dakord se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

Rama është kryeministër që nga viti 2013 i këtij vendi me 2,4 milionë banorë. Para kësaj, ai kishte qenë për shumë vite kryetar i Bashkisë së Tiranës. Politikani që mban atlete u bë i njohur për stilin e tij jokonvencional të politikëbërjes dhe për politikat krijuese në administrimin e qytetit.

Por gjatë periudhës së qeverisjes së tij kanë shpërthyer disa skandale të mëdha korrupsioni, ku janë përfshirë anëtarë të rangut të lartë të qeverisë dhe zyrtarë të Partisë së tij Socialiste. Kohët e fundit, këto çështje janë vënë në lëvizje nga agjencia kundër korrupsionit SPAK, një strukturë funksionimi i suksesshëm i së cilës është një nga kushtet për anëtarësimin e vendit në BE.

“Asnjë vend tjetër nuk është aq i korruptuar sa Shqipëria”, thotë një tjetër pjesëmarrëse në protestë. Ajo tregon nga syzet e saj të diellit.

“Ka policë civilë që fotografojnë protestuesit”, thotë gruaja, e cila prezantohet me emrin Ledi.

Sipas saj, me anë të fotografive, pjesëmarrësit dhe familjet e tyre vihen nën presion.

Edhe 48-vjeçarja ka frikë nga pasojat në vendin e saj të punës, një institucion publik. Ajo qëndron pranë Ministrisë së Arsimit së bashku me katër gra të tjera. Nisin thirrjet në kor dhe qindra njerëz duartrokasin. “Rama duhet të japë dorëheqjen”, brohoret turma.

 
A do të lëshojë pe kryeministri? “Kam frikë se jo”, thotë Ledi. “Por jam këtu për të mbrojtur dinjitetin tim.”

Stacione pritjeje të djegura

Pas një periudhe të gjatë protestash paqësore, tani përplasjet në rrugë po ndodhin pothuajse çdo ditë. Pjesëmarrës janë rrahur dhe arrestuar; policë janë plagosur. Përgjatë itinerarit të protestave në qendër të qytetit, dyqane janë djegur. Edhe stacionet e pritjes së autobusëve dhe kontejnerët e mbeturinave janë përfshirë nga flakët.

“Ne jemi në anën tuaj. Mos e dëmtoni biznesin tonë”, shkruhet në vitrinat e lokaleve tregtare, të cilat kanë ulur grilat paraprakisht për t’u mbrojtur.

Rama i ka ftuar protestuesit në dialog. Me një gjest të bujshëm, ai ka vendosur karrige në trotuarin përpara zyrës së kryeministrit. Por ato janë përdorur vetëm nga grupet e turistëve që ndalonin aty gjatë ditës. Ndërsa protestuesit thonë se për dialog është tepër vonë. Të dielën, ata u vunë flakën karrigeve.

Planifikohen dënime të rënda për protestuesit

Ndërkohë, kryeministri synon të ashpërsojë dënimet për pjesëmarrësit në protesta. Tashmë, të gjithë pjesëmarrësit rrezikojnë gjoba prej më shumë se 5000 eurosh, nëse protestat përshkallëzohen në dhunë.

Në Shqipëri, ku paga mesatare sipas të dhënave zyrtare është pak më pak se 900 euro, kjo është një shumë marramendëse. “Ata që kërkojnë dorëheqjen time gabojnë nëse mendojnë se mund ta detyrojnë atë përmes dhunës apo mjeteve të tjera”, tha Rama gjatë fundjavës në një videomesazh.

“Dialogu i Ramës do të thotë monolog”

Kryeministri i akuzon protestuesit se duan të sabotojnë anëtarësimin e vendit në BE. Shqipëria synon të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Megjithatë, shumë pjesëmarrës i hedhin poshtë akuzat e Ramës.

Sipas këndvështrimit të tyre, BE-ja po mbështet palën e gabuar dhe, në këtë mënyrë, po diskrediton vetveten.

“Dialogu i Ramës do të thotë monolog”, thotë një burrë. “Ai jeton në botën e tij.”

Shumë prej atyre që dalin në rrugë këtu nuk janë të kënaqur me faktin që Brukseli e kursen Ramën nga kritikat. “Jam i zhgënjyer nga BE-ja”, thotë burri. Jashtë vendit, kryeministri shfaqet me një fytyrë të arsyeshme, por brenda vendit sillet si një “diktator”. “BE-ja duhet të zgjohet”, shton burri. Pastaj vazhdon rrugën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?