Protesta studentore në Tiranë/ Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet në Tiranë, ku një efektiv policie është filmuar teksa konsultohet me eprorin nëse duhet të përdorë sprajin ndaj një vajze protestuese.
Në pamjet e publikuara nga një aktiviste, efektivi shihet fillimisht duke fotografuar të renë, e cila më pas nxjerr telefonin dhe nis ta filmojë. Në këtë moment, polici dëgjohet duke pyetur eprorin.
“A t’i hedh spraj?” thotë polici.
“Lëre mor burrë”, i thotë eprori.
Pas këtij komunikimi, efektivi heq dorë nga përdorimi i sprajit, por i kërkon protestueses të largohet nga vendi ku ndodhej. Protesta ka nisur prej orës 14:00, me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve që kanë marshuar në disa akse të kryeqytetit.
Tubimi është shoqëruar me bllokimin e qarkullimit në zonën e Zogut të Zi, ndërsa deri më tani nuk raportohen përplasje të mëdha mes protestuesve dhe forcave të policisë. Qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital

U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe qarkullon me makinën private ...

“Spitalet shqiptare do të më linin dy fëmijë jetimë”, rrëfimi prekës i gruas me kancer në protestë

Policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit i ndjekin nga pas

Protestuesit qëllojnë me gurë drejt Kryesisë së Kuvendit/ Policia nis shoqërimet e disa qytetarëve

Italiania rrëfen tmerrin në klinikën dentare në Tiranë: Protezat m’i ngulën me çekiç

1.7 tonë kokainë të fshehura në trungje druri kapen në Spanjë, në pranga një shqiptar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan/Arrestohen dy persona të tjerë, bashkëautor në vendosjen e lëndës plasës...





