Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit në Bulqizë? Gruaja dhe djali e qëlluan me armë dhe sëpatë! “The Guardian”: Elon Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për kandidatët republikanë, por pësoi disfatë! Demok... SKANDAL! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, gjobiten 31 protestues të tjerë Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klien... I akuzuar për kultivimin e mbi 24 kg kanabis, arrestohet 57-vjeçari në Vaun e Dejës Shpërthimi në Elbasan me dy viktima dhe 10 të plagosur, Policia jep detajet nga operacioni prej 17 orësh kë... Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja arsyeja Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja ... Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me r...
POLITIKE

“Protesta nuk është krim!”/ Bardhi paralajmëron Policinë: Çdo shkelje dhe akt dhune duhet të hetohet

P
Piranjat 4 November 2026, 21:09 · 1 min lexim
“Protesta nuk është krim!”/ Bardhi paralajmëron

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shoqërimit të dy aktivistëve, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Bardhi e cilësoi ndërhyrjen e Policisë si pengim të së drejtës për tubim, ndërsa kundërshtoi vendosjen e gjobave ndaj protestuesve.

Sipas tij, ushtrimi paqësor i kësaj të drejte mbrohet nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare dhe nuk mund të kufizohet përmes shoqërimeve apo ndëshkimeve administrative.

Përmes një reagimi publik, ai i kërkoi Policisë së Shtetit të ndalë praktikat që, sipas tij, intimidojnë qytetarët dhe të hetojë çdo rast të pretenduar të dhunës apo shkeljes së ligjit ndaj protestuesve.

Kreu i grupit të PD-së iu drejtua edhe komunitetit ndërkombëtar dhe partnerëve të Shqipërisë, duke kërkuar një reagim publik për atë që e konsideron cenim të lirive themelore.

“E drejta për të protestuar duhet të garantohet, jo të ndëshkohet”, përfundon Bardhi në reagimin e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.