Protestuan kundër qeverisë, policia gjobit 37 qytetarë
Policia e Tiranës ka vendosur 37 gjoba administrative ndaj protestuesve që morën pjesë në tubimet e zhvilluara më 9 dhe

Policia e Tiranës ka vendosur 37 gjoba administrative ndaj protestuesve që morën pjesë në tubimet e zhvilluara më 9 dhe 10 nëntor në kryeqytet, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar lëvizjen e mjeteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve për lirimin e rrugës.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, për secilin prej 37 protestuesve është mbajtur procesverbali përkatës dhe është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh.
Në total, vlera e gjobave të vendosura nga Policia arrin në 185 mijë lekë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Deputetja socialiste Sara Mila në SPAK

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë

Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, përfundojnë në spital

Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Shërbim me procedurë të përshpejtuar në Kadastër, si aplikohet dhe tarifat shtesë

Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon, çmimi 14% më i lartë se në Greqi

Sa i kushton ekonomisë shqiptare një ditë grevë? Në Europë, humbjet arrijnë deri në 2.5 miliardë euro





