Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin... Shkrumbohen 7 autobusë në Gjermani, dëme rreth 2 mln euro
POLITIKE

Rama në Dublin/ Këlliçi: I vetmi kryeministër i pyetur për protesta dhe afera

P
Piranjat12 November 2026, 17:10 · 2 min lexim
Rama në Dublin/ Këlliçi: I vetmi kryeministër i pyetur

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur në një postim në rrjetet sociale rreth fjalëve të kryeministrit Edi Rama përpara gazetarëve në Irlandë.

Sipas Këlliçit, Rama është i vetmi kryeministër në Samitin Politik Europian që pyetet për protesta dhe për afera

Për Këlliçin, mjaftojnë pyetjet për vezët e hedhura karshi Ramës dhe për kontratat në lidhje me pasuritë publike, për të krijuar një tablo të qartë se kush drejton Shqipërinë. Sipas nënkryetarit të demokratëve, Rama është treguar arrogant dhe mendjemadh në Dublin, duke preferuar të sulmojë gazetarët, në vend të një dialogu të qetë me ta.

Këlliçi nënvizoi se Rama nuk ka më çfarë sekretesh të nxjerr në dritë, pasi të gjitha skandalet ia kanë marrë vesh me kohë të gjithë gazetarët e Europës.

Postimi i Këlliçit:

“Gjatë ballafaqimit me median në aktivitetin që po mbahet në Irlandë në Samitin e Komunitetit Politik, Edi Rama është i vetmi Kryeministër që duhet të pyetet për protestën e bashkëqytetarëve që jetojnë aty ku organizohet aktiviteti dhe për aferat në vendin që ai drejton.

Gazetarët e huaj e pyesin për vezët e hedhura ndaj tij nga shqiptarët e Irlandës dhe për pazaret e tij personale me pasuritë publike. Kaq mjafton për të kuptuar se kush është Kryeministri i Shqipërisë, në krahasim me gjithë të tjerët e pranishëm në atë takim.

Dhe si në çdo rast tjetër, ai tregon arrogancë dhe mendjemadhësi idiote para pyetjeve shumë të thjeshta. Më shumë sulmon gazetarët se sa përgjigjet.

Fodullëku i Kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe më i urryeri në vendin e tij, është olimpik. Kjo tanimë nuk është sekret, e dinë gazetarët në çdo vend të Europës e më gjerë!”, u shpreh Këlliçi.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.