Meta depoziton mbi 100 faqe në GJKKO, kërkon prova nga SHBA dhe kundërshton interpretimin e materialeve nga SPAK

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar në Gjykatën e Posaçme një dokument voluminoz prej më shumë se 100 faqesh, ku paraqet një sërë kërkesash dhe kundërshtimesh lidhur me procesin gjyqësor ndaj tij.
Në parashtresat e datës 12 nëntor 2026, ish-presidenti vë në pikëpyetje mënyrën se si SPAK ka interpretuar provat gjatë hetimit, ndërsa kërkon administrimin e dokumentacionit dhe informacioneve shtesë që, sipas mbrojtjes, janë të rëndësishme për zbardhjen e çështjeve për të cilat akuzohet.
Një nga kërkesat kryesore lidhet me lobimin e LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meta kërkon që GJKKO t’i drejtohet Departamentit Amerikan të Drejtësisë për të marrë informacion të detajuar mbi kontratën mes LSI-së dhe kompanisë GSIS. Konkretisht, ai kërkon të sqarohet vlera e pagesave, shërbimet e ofruara, personat që kanë autorizuar shpenzimet, si dhe nëse gjatë zbatimit të marrëveshjes janë përdorur fonde me origjinë të paligjshme.
Në një tjetër pjesë të dokumentit, Meta kundërshton ekspertizën financiare të përdorur gjatë hetimeve paraprake. Për këtë arsye, ai kërkon informacion nga ILDKPKI lidhur me mënyrën se si janë trajtuar dietat dhe të ardhurat e zyrtarëve publikë në deklarimet e pasurisë përgjatë viteve. Mbrojtja kërkon gjithashtu thirrjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, si dhe përjashtimin nga procesi të disa deklarimeve, të cilat, sipas pretendimeve të saj, nuk janë marrë apo administruar në përputhje me kërkesat e legjislacionit procedural.
Një tjetër çështje e ngritur nga ish-presidenti është monitorimi i takimeve me avokatin e tij. Meta kërkon ndërhyrjen e gjykatës për të garantuar paprekshmërinë dhe konfidencialitetin e komunikimit me mbrojtësin ligjor, duke argumentuar se mbikëqyrja e këtyre kontakteve cenon të drejtën për një mbrojtje efektive.
Po ashtu, Meta i cilëson interpretimet e SPAK si arbitrare dhe joobjektive. Përmes këtyre kërkesave, ai synon që gjykata të marrë në shqyrtim pretendimet e mbrojtjes, të administrojë prova të tjera dhe të rivlerësojë elementet e paraqitura nga prokuroria në kuadër të procesit gjyqësor.
Lexo edhe
POLITIKE
PD hap zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, afati për propozimet deri më 30 nëntor...

Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta!

PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese

“Jemi kamikazët tuaj”/ Përgjimi Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë!

Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut

Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje





