“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Masat e kryeministrit antikushtetuese. Gjobat vendosen për frikësim, por nuk dorëzohemi!

Aktivisti Mirjan Aliaj, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke përdorur metodat represive të Lukashenkos në Bjellorusi.
Aliaj u shpreh se masat e kryeministrit janë antikushtetuese.
Ai tha se gjobat vendosen për frikësim, por se studentët e qytetarët nuk frikësohen aspak.
Aktivisti Mirjan Aliaj: Askush nuk e ndal protestën. Mendoj se askush nuk e di se kur do të ndalet protesta, sepse janë artikuluar disa kërkesa, që me kohën janë kristalizuar.
Ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ne kërkojmë qeveri teknike, për të krijuar kushtet për një demokraci funksionale në Shqipëri. Rama përdor metodat e Lukashenkos, kishte edhe protesta në Bjellorusi dhe kështu veproi dhe lideri autoritar bjellorus.
Masat e Ramës janë antikushtetuese. Qytetarët kanë thënë se nuk mund të merret leje për protesta, mjafton njoftimi. Gjykata ka shpallur të pafajshëm protestuesit, sepse është e drejta e qytetarëve të protestojnë. Edhe gjobat që vendosen janë për të frikësuar studentët, por se nuk do ia dalin.
Lexo edhe
AKTUALITET
450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI i Linda Karçanaj

Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep tenderin për kutitë!

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 mln lekë, 17-vjeçari: S’kam t’i paguaj. Jetojmë me kemp si familje. Asgjë s’më tremb, do jem në...

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri, nivelet disa herë më të larta se normat e BE





