Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu... 450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI... Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep t... Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari “Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë: Akt mizor! Policia ta... Çfarë dihet për masakrën në Krakov? Autori nuk kishte precedent, por…
AKTUALITET

450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI i Linda Karçanaj

P
Piranjat 8 November 2026, 21:00 · 2 min lexim
450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek

Zbardhja e hetimeve të SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, tregon se çështja nuk kufizohet vetëm tek akuzat për nxjerrje të sekreteve shtetërore, por përfshin gjithashtu pista të gjera financiare dhe ndërkombëtare.

Sipas burimeve të SPAK, hetuesit kanë dërguar letërporosi zyrtare në Gjermani dhe Kosovë. Këto lëvizje vijnë pasi Prokuroria e Posaçme dyshon se vëllai i Vlora Hysenit, i cili dyshohet se përdor një identitet tjetër, ka kryer transferta të dyshimta financiare, të cilat po kalojnë në sitën e verifikimeve.

Në qendër të hetimeve është zbulimi i një transferte prej 450 mijë eurosh nga shoqëria “Fortis Beton” sh.p.k., e Orest Sotës e cila u anulua më 27 shkurt 2024. Pagesa ishte kryer një ditë më parë, më 26 shkurt 2024, me përshkrimin “pagesë për kontratë huaje” dhe kishte si destinacion kompaninë gjermane “Erd & Tiefbau Dingler GmbH”.

Hetimet kanë zbuluar se drejtuesi i kësaj kompanie gjermane është Izet Dingler, vëllai i Vlora Hysenit. Për të sqaruar këto marrëdhënie dhe lidhjet e “Fortis Beton” (kompani e përfshirë në dosjen e AKSHI-t) me subjektet gjermane, janë marrë në pyetje Ardit Sota dhe Genci Shima. Ata kanë deklaruar para hetuesve se nuk kanë asnjë dijeni për punimet dhe se nuk i njohin përfaqësuesit e kompanive gjermane.

SPAK parashtron dyshime të arsyeshme se Ergys Agasi ka kaluar fondet e AKSHI-t duke i pastruar me ish-kreun e SHISH-it, Vlora Hyseni.

Sipas organit të akuzës, fakti që transferta prej 450 mijë eurosh u anulua më 27 shkurt 2024 nuk e përjashton dyshimin se ka pasur një pakt për premtim dhe pranim të përfitimeve të parregullta nga ana e ish-drejtoreshës, në këmbim të dhënies së informacioneve sekrete të institucionit ndaj Agasit.

Prokuroria beson se e gjithë kjo skemë është përdorur nga personat nën hetim për të fshehur origjinën kriminale të të ardhurave nga korrupsioni dhe për të mbuluar përfitimet e paligjshme të nxjerra nga prokurimet publike të AKSHI-t.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.