Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu... 450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI... Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep t... Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari “Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë: Akt mizor! Policia ta... Çfarë dihet për masakrën në Krakov? Autori nuk kishte precedent, por… “Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 mln lekë, 17-vjeçari: S’kam t’i paguaj. Jetojmë me kemp si familj... Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri, nivelet disa herë më të larta se normat e BE
AKTUALITET

Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep tenderin për kutitë! 

P
Piranjat 8 November 2026, 20:52 · 4 min lexim
Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është futur me “kokë” përgatitjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2027 në Shqipëri, ku po bën tendera të shumtë për materialet që do të përdoren. Disa javë më parë, Vox News raportoi se kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i kishte dhënë tenderin e bojës firmës “Vitanet”, me pronar z. Sokol Topçiu.

Ky i fundit dhe firma e tij janë hetuar disa herë për falsifikime dhe mashtrime, madje vetë Topçiu ka provuar edhe prangat e qelitë e paraburgimit. Duket se, pas “njollës” që ka marrë disa vite më parë, ai ndryshoi emrin e kompanisë, teksa “gjahu” i tij i preferuar ka qenë KQZ-ja, ku ka bërë “biznes” për disa vite me radhë me Celibashin.

Duket se, pas bojës, i njëjti individ që u ndalua në vitin 2021, ka fituar një tjetër procedurë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kësaj herë për prodhimin e kutive të votimit. Nuk ka firmë tjetër të përgatisë zgjedhjet, aq sa Celibashi i beson verbërisht?

Në datën 21 tetor 2026, KQZ-ja ka shpallur fitues kompaninë “Vitanet Albania” për tenderin me objekt “blerje kuti votimi”. Kompania fituese bëri një ofertë prej 14,400,000 lekë pa TVSH, ndërkohë në procedurë mori pjesë edhe një kompani, por vetëm me letra.

Firma “Kristalina KH” nuk ofertë ekonomike duke ngjallur hije dyshimi se e gjithë procedura ishte një farsë për t’ia dhënë tenderin kompanisë së Topçiut. Ky i fundit është tepër i njohur në KQZ, aq sa ai ka pasur në pronësi firmën “Farma Net”, një kompani që është hetuar nga organet ligjzbatuese se fitoi me mashtrime tenderat sekretë të COVID, madje vetë administratori u ndalua për kontrabandë, apo u hetua edhe për shkak të “helmit të gjarprit”, një medikament që nuk ishte i regjistruar në Shqipëri, por Ministria e Shëndetësisë e blinte me tendera të paracaktuar nga Sokol Topçiu.

Disa javë më parë, Vox News publikoi dokumente të një tenderi të finalizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për procedurën me objekt “blerje bojë timbruese për procesin zgjedhor, MK 24 muaj”. “Tenderi duket se ka qenë formal, pasi në këtë procedurë ka bërë ofertë vetëm ‘Vitanet’, me vlerë 16,492,000 lekë ose nëse do ta konvertojmë, shuma shkon në 178 mijë euro”, do të denonconte redaksia jonë.

Por, kush fshihet pas këtij emri të ndryshuar?!

Vox News ka analizuar dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se në vitin 2025 emri i kompanisë ka ndryshuar nga “Farma Net” në “Vitanet Albania”.

Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën

Në muajin maj të vitit 2025, Topçiu vendosi të ndryshojë emrin e shoqërisë, nga ‘Farma Net Albania’ në emrin e ri ‘Vitanet Albania’. Sipas të dhënave që ka hulumtuar Vox News, kompania e re e Sokol Topçiut, “Vitanet Albania” ka qenë një nga firmat që ka qarkulluar miliona euro, para publike apo edhe para që vijnë nga sektori privat, duke qenë se operon si në farmaci ashtu edhe në depo farmaceutike.

Disa javë më parë, e njëjta firmë ka publikuar në QKB bilancin e saj për vitin 2025, ku në fund rezulton se ka dalë me një fitim prej 46,272,443 lekësh, ose rreth 500 mijë eurosh. Duket se, në këtë Shqipërinë tonë të vogël, të njëjtët individë që kapen me shkelje të rënda, me pasoja në buxhet të shtetit, apo në dëm të konsumatorit, do të vijojnë të qarkullojnë miliona euro, madje një pjesë e mirë e tyre nga paratë e vetë taksapaguesve./VOX NEWS

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.