Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu... 450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI... Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep t... Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari “Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë: Akt mizor! Policia ta... Çfarë dihet për masakrën në Krakov? Autori nuk kishte precedent, por… “Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 mln lekë, 17-vjeçari: S’kam t’i paguaj. Jetojmë me kemp si familj... Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri, nivelet disa herë më të larta se normat e BE
AKTUALITET

Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri, nivelet disa herë më të larta se normat e BE

Prania e aflatoksinës në qumësht nuk është një problem që i takon të shkuarës

P
Piranjat 8 November 2026, 20:21 · 4 min lexim
Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri,

Prania e aflatoksinës në qumësht nuk është një problem që i takon të shkuarës. Në shumë ferma dhe baxho, prodhimi blegtoral vazhdon të furnizohet me qumësht të kontaminuar. Top Channel ka arritur të sigurojë 4 fletëanaliza të datave 27-29 tetor, të cilat tregojnë nivel të lartë të aflatoksinës M1.

Nëse i referohemi kufirit maksimal të BE-së për këtë mikotoksinë, ai nuk duhet të kalojë shifrën 0,050 ppb për litër. Në analizën e parë, kjo normë është tejkaluar me 208%, pasi rezultati i analizës është 0,154 ppb. Shifra alarmante shihet edhe te kjo fletëanalizë që ju shihni në ekran, ku qumështi i fermave shqiptare e ka tejkaluar normën e aflatoksinës M1 me 128%. I njëjti realitet paraqitet edhe në rastet e tjera, ku kufiri i aflatoksinës është tejkaluar me 106-104% nga niveli maksimal që lejon BE-ja.

“Kjo do të thotë që një nivel i shtuar disa fish është një rrezik i shtuar për konsumatorin. Aflatoksina M1 është klasifikuar kancerogjene, kryesisht e ka target mëlçinë”, shprehet Kapllan Sulja, ekspert i sigurisë ushqimore.

Për sa kohë AKU nuk ndalon prodhimin e qumështit me aflatoksinë që në fermë, atëherë produkti i kontaminuar dhe mikotoksina shkon te konsumatori nëpërmjet shitësit ambulant që shet qumështin në rrugë, e gjejmë te baxhot e vogla, e deri te fabrikat, të cilat me këtë qumësht përpunojnë të gjitha produktet e bulmetit.

“Patjetër që duhet të ketë dhe kjo lidhet edhe me auditin e KLSH-së, sepse 64% e importuesve, përpunuesve dhe tregtuesve të drithërave dhe miellit nuk janë kontrolluar në këto 5 vjet. Dhe kjo lidhet edhe me ushqimin e kafshëve, ku ushqimi i kafshëve është i kontaminuar me aflatoksinë. Detyrimisht që ai rrjedh në produktin e qumështit, që është gjalpi, qumështi, kosi, djathi”, shprehet Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore.

Alarmi se vendi ynë përgatit bulmet të pasigurt vjen edhe nga BE-ja, e cila refuzon të ushqejë konsumatorin europian me nënproduktet e qumështit Made in Albania.

“Ne nuk mund të eksportojmë produkte me origjinë shtazore pikërisht për faktin se na mungon zinxhiri i gjurmueshmërisë nga ferma në tavolinë”, thotë Vuskani.

Kapllan Sulaj, eksperti i sigurisë ushqimore, thotë se ky skandal mund të ndalet vetëm atëherë kur AKU të ekzaminojë në laborator çdo ngarkesë misri për kafshë që importohet, e më pas inspektimi të shtrihet në ferma e tregje.

“Mënyra e të ushqyerit të kafshëve, rregullat dhe zbatimi i masave të parandalimit të aflatoksinës në fermë janë hapi i parë. Dhe hapi i dytë është që autoritetet duhet të kontrollojnë tregjet dhe fabrikat e qumështit, në mënyrë që të shohin se si është niveli në terren”, shprehet Sulja.

Destinacioni i qumështit me aflatoksinë në asnjë rast nuk duhet të jetë tryeza e konsumatorit.

“Patjetër që ky qumësht nuk duhet të dalë në treg, ai duhet të bllokohet dhe të asgjësohet”, pohon ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.