Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu... 450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI... Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep t... Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari “Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë: Akt mizor! Policia ta...
AKTUALITET

Edhe shiu nuk e ndal protestën! Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë edhe pasditen e sotme në Tiranë. Studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të përditshme kundër qeverisë. Protesta nisi rreth orës 18:30, vetëm një ditë pas revoltës kombëtare, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe […]

P
Piranjat 8 November 2026, 18:52 · 2 min lexim
Edhe shiu nuk e ndal protestën! Qytetarët para Kryeministrisë,

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë edhe pasditen e sotme në Tiranë. Studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të përditshme kundër qeverisë. Protesta nisi rreth orës 18:30, vetëm një ditë pas revoltës kombëtare, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pjesëmarrësit në tubim vijojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre deri në largimin e tij. Krahas kundërshtimit ndaj qeverisë aktuale, një tjetër mesazh që përcillet nga protestuesit është refuzimi i klasës së vjetër politike, ku në të njëjtin plan vendosin Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Në fokus të protestës mbetet edhe qëndrimi i studentëve, të cilët kanë refuzuar thirrjet e përsëritura të kryeministrit për dialog. Ata kanë bërë të qartë se nuk pranojnë të ulen në bisedime me Ramën, duke argumentuar se nuk mund të ketë dialog me një kryeministër, ndaj të cilit kanë akuza për korrupsion dhe që, sipas tyre, ka përdorur policinë për të ushtruar dhunë ndaj të rinjve gjatë protestave.

Pavarësisht përplasjeve të një dite më parë dhe pranisë së shtuar të forcave të rendit në tubime, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, duke vijuar protestën dhe kërkesat e tyre për ndryshim politik.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.