Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Jeta ime, protesta ime! 8 vite duke pritur paratë e punës: Punëtori përballet me ish-shefin pas ndërhyrjes së Piranjave Zyrtarizohet drafti/ Qeveria krijon “KAYO”-n e Shëndetësisë Kemi vrarë frikën, tani do vrasim edhe diktaturën 11 muaj pas denoncimit të Piranjave, dentistja pa licencë kapet sërish mat në Tiranë! S’ka trena, por ka tendera: 1.9 milionë euro për mirëmbajtjen e linjave që s’ekzistojnë Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku
EDITORIAL

Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër!

P
Piranjat27 November 2026, 21:14 · 3 min lexim
Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër!

Nga Florian Binaj

Shqipëria ka 15 festa kombëtare në vit. Disa janë festa pagane, disa fetare, disa komunitare, disa historike, por vetëm njëra është festë thelbësisht kombëtare: ajo që është nesër. Është e vetmja festë që ti, pavarësisht se ku ke lindur, pavarësisht se çfarë feje, ideje a krahine je, pavarësisht se ku gjendesh, në atdhe apo jashtë, do ta festosh njëlloj.

Është e vetmja festë që na jep identitet të gjithëve, dhe jo vetëm një pjese prej nesh.

Është e vetmja ditë kur kokën përpiqemi ta ngremë lart, sado keq t’i kemi punët tona personale apo të vendit.

Por…

Një nga njerëzit e mëdhenj të këtij vendi pati shkruar një rresht:

“Po sot Shqipni, po më thuej si je…?”

Më shumë se kurrë, kjo pyetje, që e ka përgjigjen brenda, duhet shqiptuar me zë sot.Sepse nga padija, ligësia apo injoranca, po mundohen të na e mbajnë kokën ulur. Po mundohen të na çbëjnë duke ngritur në piedestal antivlerat, e po mundohen të na mbajnë të përçarë.

Pushteti nuk i do shqiptarët krenarë, se nuk do karshillëk; nuk i do shqiptarët të pasur, se nuk i do të pavarur; nuk i do as të shkolluar, se nuk do t’i kërkojnë llogari.Ky pushtet dhe ky uzurpator nuk e do këtë festë. Mund të mbajë parada, se i duhen për propagandë; i injoron etërit e kombit, se është i zhytur në vanitet; u ka vjedhur dhe emrin, se i duhet për të qenë pompoz.

Por ai nuk na do të bashkuar, se ndryshe nuk na sundon dot. Prandaj dhe prej vitesh, kjo festë madhështore është kthyer në një ikje jashtë për pushime. Sepse endebë e këtij Kryeministri nuk na tërheq më.

Një vit ka shumë festa. Një jetë njeriu mund të ketë dhe qindra festa kombëtare.

Por momente historike ka pak.

Dhe nesër është një ditë e tillë, që ne mund ta bëjmë të mbetet në histori.

Le ta kthejmë këtë ditë flamuri në një ditë të vërtetë pavarësie.

Që në të ardhmen, kur të kthejmë kokën pas, të themi me krenari: po, atë ditë kam qenë aty.

Unë uroj me gjithë zemër që të jeni në Shqipëri nesër!

Rroftë Shqipëria.

E lirë, e bukur, njerëzore dhe e përfundimisht e pavarur./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

EDITORIAL

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.