Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja
SHOWBIZ

Rita Ora pjesë e kastit të ri të një filmi fantastiko-shkencor/Artistja pritet të ndajë ekranin me Tom Hoopeer në “The Signalers”

P
Piranjat14 November 2026, 17:48 · 2 min lexim
Rita Ora pjesë e kastit të ri të një filmi

SHBA- Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të bëhet pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-shkencor dhe thrillerit aventuresk “The Signalers”. Ajo do të ndajë ekranin me aktorin Tom Hopper, i cili njihet për disa seriale përfshirë “The Umbrella Academy” dhe “The Terminal List”. 

Këngëtarja do të bashkëpunojë gjithashtu edhe me aktoren e re Mila Harris, e cila po shënon ngritje në Hollyëood përmes projekteve “No Exit” dhe “Mary”.

 Në kastin e filmit janë përfshirë gjithashtu aktorët Missi Pyle, e njohur nga “Galaxy Quest”, dhe Nolan North, i cili ka marrë pjesë në “Uncharted”. Në role mbështetëse do të paraqiten edhe Paulina Alvarez, David Silverman dhe ëolfgang Fiegl.

Filmi tashmë ka nisur xhirimet dhe është projekt i kompanisë Gramercy Park Media. Skenari është shkruar nga Cate Carson, e cila ka një të kaluar si detektive dhe specialiste e inteligjencës ushtarake, ndërsa regjinë e ka marrë përsipër Gille Klabin, i njohur për filmin “The ëave”.

Ngjarja e filmit përqendrohet te një kontrollor i trafikut ajror (Tom Hopper), i cili punon në një zonë të izoluar, dhe mbesa e tij, me të cilën ka një marrëdhënie të shkëputur (Mila Harris).

Jeta e tyre merr një kthesë të pazakontë kur zbulojnë një sinjal të pashpjegueshëm në thellësi të një zone të egër në Kanada. Sinjali shkakton fenomene të çuditshme dhe të rrezikshme, duke i shtyrë ata të nisin një udhëtim për të zbuluar origjinën e tij.

Gjatë kërkimeve, ata takojnë edhe një grup shkencëtarësh hulumtues, të interpretuar nga Rita Ora dhe Missi Pyle,ndërsa në fund përpjekjet e tyre i çojnë pa dashje drejt zbulimit të një force të jashtëtokësore të varrosur prej kohësh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.