Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani
BOTA

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok...

Roberto SavianoShkrimtari dhe gazetari investigativ italian Roberto Saviano ka ngritur pikëpyetje mbi qarkullimin e miliona eurove përmes platformës TikTok, duke vënë në fokus lidhjet mes Shqipërisë, Meksikës dhe Napolit

P
Piranjat13 November 2026, 23:43 · 2 min lexim
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët

Shkrimtari dhe gazetari investigativ italian Roberto Saviano ka ngritur pikëpyetje mbi qarkullimin e miliona eurove përmes platformës TikTok, duke vënë në fokus lidhjet mes Shqipërisë, Meksikës dhe Napolit.

Në një intervistë për Fanpage.it, Saviano shtron disa pyetje mbi mënyrën se si funksionon ky mekanizëm financiar: kush i dërgon dhurimet virtuale, përse transferohen shuma kaq të mëdha dhe si shpjegohet që, sipas tij, mbi 90% e këtyre donacioneve përfshijnë krijues përmbajtjeje nga Napoli.

Ai ngre gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e platformës TikTok dhe arsyet pse profile të tilla nuk bllokohen, pavarësisht dyshimeve për aktivitetet që mund të fshihen pas dhurimeve.

Sipas Savianos, pas numëruesve që rriten gjatë transmetimeve dhe miliona eurove të dhuruara fshihet një fenomen kompleks, i cili shpesh u shpëton edhe forcave të rendit.

Saviano thotë se, në Francë, Angli, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë janë zhvilluar hetime mbi dyshimet për pastrim parash përmes TikTok-ut. Sipas tij, ka ardhur koha që kjo çështje të trajtohet edhe në Itali.

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika, Napoli dhe miliona euro të kaluara përmes TikTok-ut?

Kush dhuron? Pse dhuron?

Si është e mundur që mbi 90%, 90% e këtyre donacioneve të përfshijnë pikërisht krijues napolitanë?

Pse TikTok-u nuk i bllokon këto profile?

Pas numëruesve që rriten dhe miliona eurove të dhuruara fshihet një botë që u shpëton edhe forcave të rendit.

Në Francë, në Angli, në Turqi, në Shtetet e Bashkuara dhe në Meksikë ka pasur hetime mbi pastrimin e parave përmes TikTok-ut.

Ka ardhur koha të flasim për këtë edhe në Itali.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.