VIDEO/ Momenti kur të rinjtë grabisin me forcë të moshuarën dhe e përplasin përtokë

Policia ka arrestuar tre autorët që sulmuan një të moshuar dhe i grabitën një varëse floriri nga qafa, në një zonë qendrore të Marusit, në Greqi. Në videon ekskluzive të publikuar nga protothema.gr, shfaqen tre të rinjtë teksa i afrohen viktimës, e cila po ecte në trotuar, pranë stacionit të trenit elektrik ISAP. Përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, autoritetet arritën të identifikojnë të tre autorët, të cilët janë me origjinë egjiptiane.
Siç shihet edhe në pamjet filmike, ngjarja ndodhi sot në mëngjes, pak pas orës 10:00, në një zonë qendrore të Marusit. Grabitësit nuk hezituan të sulmonin të moshuarën, madje pa u shqetësuar për faktin se fytyrat e tyre ishin të pambuluara.
Njëri prej tyre ngjitet në trotuar dhe e tërheq gruan nga bluza, duke bërë që asaj t’i rrëshqasë nga duart karroca me pazaret.
Më pas, me lëvizje të shpejta, ai e kap nga qafa, i merr varësen e floririt dhe e rrëzon në tokë. E moshuara mbetet e shtrirë dhe pa ndihmë, ndërsa grabitësi largohet me vrap së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, duke u larguar në drejtim të kundërt. /PiranjatNews /
Lexo edhe
BOTA
Vendim i papritur në SHBA, ndalohen të gjitha fluturimet

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Europës?

Rubio apo Vance, kush është i preferuari i amerikanëve për të zëvendësuar Trump?

BE cakton pesë vendet që do ta përfaqësojnë në negociatat për Ukrainën

VIDEO/ Meloni dhe Zelensky takohen në një atmosferë miqësore, përqafime dhe batuta në Dublin


