Ronaldo i afrohet rekordit historik, por penalltia e humbur i kushton Al-Nassr-it ndaj Al-Ahli-t

Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje me ulje-ngritje në transfertën ndaj Al-Ahli-t. Portugezi gjeti rrugën e rrjetës, por humbi një penallti dhe në fund pa skuadrën e tij të mposhtej 3-1, në ndeshjen e prapambetur të javës së 9-të të Saudi Pro League.
Al-Nassr e nisi takimin në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 14-të me Ronaldon. Ky ishte goli i 986-të në karrierën e 41-vjeçarit, i cili tashmë është vetëm 14 realizime larg shifrës historike prej 1000 golash. Megjithatë, katër minuta më vonë, CR7 pati mundësinë të dyfishonte rezultatin, por goditja e tij nga pika e bardhë u ndal nga shtylla.
Al-Ahli përfitoi nga ky moment dhe barazoi në shtesën e pjesës së parë me Galeno, pas asistit të Ivan Toney-t. Në fraksionin e dytë, vendasit përmbysën gjithçka brenda vetëm katër minutash. Fillimisht, Toney realizoi nga penalltia në minutën e 71-të, ndërsa në të 75-ën Roger Ibañez shënoi me kokë pas një goditjeje këndi, duke vulosur fitoren 3-1.
Një rezultat që i kushton Al-Nassr-it, pasi skuadra e Ronaldos mbetet në vendin e tretë me 28 pikë, dy më pak se kryesuesit e Al-Hilal, që kanë edhe një ndeshje më pak. Tashmë, vëmendja zhvendoset te sfida e radhës ndaj Al-Sadd në AFC Champions League Elite.
Lexo edhe
SPORT
Mourinho paralajmëron Vinicius: Talenti nuk garanton vendin e titullarit

Rummenigge paralajmëron Musialën, Bayern shqyrton uljen e pagës për shkak të dëmtimeve

Në ditën e kthimit në Vincent Kompany, Bayerni ngec në ndeshjen ndaj FC Köln në Bundesligë

Calhanoglu, Interi i vendos kushte për rinovim të kontratës

Djali përballë babait, Glen Daja fiton duelin familjar

Messi mbetet futbollisti më i paguar në MLS

Arteta paralajmëron lojtarët e Arsenalit për GTA 6: Duhet të ruajnë përqendrimin te futbolli

Real Madridi rinovon me Thibaut Courtois, portieri belg firmos kontratë deri në vitin 2028





