Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
POLITIKE

Rreziku rus në rajon, Shqipëria dhe Mali i Zi kërkojnë ndihmë nga NATO

Shqipëria dhe Mali i zi po kërkojnë nga NATO të sjellë në të dy vendet ekspertë për të luftuar rritjen e dezinformimit që vjen nga Rusia, ndërkohë që Mosko ka intensifikuar sulmet hibride nëpër Europë

P
Piranjat 5 November 2026, 18:33 · 4 min lexim
Rreziku rus në rajon, Shqipëria dhe Mali i Zi kërkojnë

Shqipëria dhe Mali i zi po kërkojnë nga NATO të sjellë në të dy vendet ekspertë për të luftuar rritjen e dezinformimit që vjen nga Rusia, ndërkohë që Mosko ka intensifikuar sulmet hibride nëpër Europë.

Në dy intervista të veçanta, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Ermal Nufi dhe homologu malazez Dragan Krapovic thanë se Aleanca duhet të rrisë mbështetjen ndërkohë që ata përballen me fushata në rrjetet sociale me qëllim destabiliizimin e dy vendeve ballkanike.

“Rusia në mënyrë të vazhdueshme po drejton fushata informacioni që kanë si qëllim shtresat vulnerabël në Malin e zi dhe në shoqëri të tjera në Ballkanin perëndimor” tha Krapovic.

Thirrja vjen në një kohë që Podgorica po punon të afrohet me BE në 2028 ndërkohë që Tirana punon për fundin e dekadës. Mali i Zi do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme në 2027, ndërkohë që Shqipëria ka zgjedhjet lokale në maj të këtij viti. Ministrat e të dy vendeve janë të qartë se kanë nevojë për ndihmë duke adresuar operacionet influencuese online.

Nufi tha se NATO duhet të jetë më aktive në gjetjen e rrugëve për të ndërluftuar me aktorët malinjë onlinë, dhe duke pasur “një skuadër përgjigje për të ndihmuar vendet që kanë nevojë”. Nufi tha se Tirana po përballet me një fushatë të gjerë në rrjetet sociale në vitin e fundit që ka hedhur benzinë zjarrit të urrejtjes dhe zemërimit.

Ai shtoi se ka “organizata që lidhen indirekt me Rusinë. Ne kemi marrë ndërveprimin e tyre online”. “NATO duhet ta shohë më afër këtë çështje” tha Nufi.

Si Rusia dhe Irani kanë mohuar të kenë gisht në lëvizjet e protestave. NATO dërgoi një skuadër në Shqipërinë 2022 pas sulmit kibernetik Iranian që paralizoi shërbimet qeveritare. Kërkesa e dy ministrave nënvizon ankthin në Europë për sabotazhin rus dhe luftën hibride që zyrtarët e NATO-s thonë se ndodh për të përçarë Aleancën dhe për të stopuar partnerët që të dërgojnë ndihma militare në Kiev.

Dërgimi i një ekipi zakonisht do të kërkonte konsensusin e vendeve anëtare të NATO-s, por tre diplomatë të Aleancës, të cilët kërkuan të mbeten anonimë për të folur lirshëm, thanë se aleatët do të ishin të hapur për ta shqyrtuar këtë mundësi.

Megjithatë, ata paralajmëruan se Shqipëria nuk duhet ta përdorë asnjë reagim për arsye të politikës së brendshme. Një zyrtar i NATO-s, duke folur në emër të Aleancës, deklaroi se NATO-ja “mund të ofrojë mbështetje të mëtejshme, nëse kjo kërkohet”.

Zyrtari shtoi: “Vendet aleate kanë intensifikuar përgatitjet për t'u përballur me veprimet destabilizuese, për t'i parandaluar ato dhe për t'u mbrojtur prej tyre, duke përfshirë edhe përmirësimin e mbrojtjes së tyre kibernetike”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.