Shehaj e Manja “përplasen” për protestën, socialisti: O Gone s'dije shqip në fillim, por për kripto s’ke konkurrencë. Kapri mbron kryetarin: Ti je kapur duke folur me mafiozë...

Protesta mbarëkombëtare e paralajmëruar për 28 nëntorin ka ndezur debatet në Kuvend, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përplasur me deputetin socialist Ulsi Manja.
Gjatë fjalës së tij, Shehaj ka kritikuar mazhorancën, duke u kujtuar socialistëve se prej muajsh studentë, të rinj dhe qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Shehaj ka sjellë në vëmendje edhe protestën mbarëkombëtare të së shtunës, për të cilën grupimet studentore dhe qytetarët po bëjnë thirrje prej ditësh për një pjesëmarrje sa më të gjerë.
Pas ndërhyrjes së kreut të Mundësisë, deputeti socialist Ulsi Manja ka zgjedhur t’i përgjigjet me akuza personale, duke ngritur pikëpyetje mbi pasurinë e Shehajt, transaksionet e tij në pasuri të paluajtshme dhe aktivitetin në tregun e kriptovalutave.
Manja u shpreh se protestuesit duhet ta pyesin Shehajn më 28 nëntor se si ka përfituar, sipas tij, 13 milionë euro nga shitja e një vile.
“Protestuesit kanë mundësinë më datë 28 të pyesin Shehajn si është historia që bleu dhe shiti vilën dhe fitoi 13 milionë euro.
A ke blerë dhe ke shitur kriptovaluta? Sepse, me sa më thonë, nuk ke konkurrent në këtë fushë. Këto shpjego më datë 28. Kur ke ardhur si deputet për herë të parë, as shqip nuk dije, o Goni, e ke mësuar duke mashtruar”, deklaroi Manja.
Në debat ka ndërhyrë edhe deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili ka dalë në mbrojtje të kryetarit të partisë, duke i kujtuar Manjës akuzat për komunikimet me persona të lidhur me krimin e organizuar.
“Kur flet Ulsiu që është kapur duke folur me mafiozë... Shprehja e parisë së Dibrës ka qenë: Në të mallkoftë njeri, kurrë mos përfundofsh si Ulsi. Ju nuk dini çfarë thoni, o Ulsi”, deklaroi Kapri.
Gjatë ditëve të fundit, protestuesit kanë intensifikuar thirrjet për pjesëmarrje në tubimin e 28 nëntorit, duke shpërndarë fletëpalosje dhe duke ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria t'i bashkohen protestës në Tiranë.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një nen të tij

Paraburgimi i Veliajt në Parlamentin holandez/ Deputeti: Çështja të diskutohet edhe në BE. Ministri i Jashtëm: Po e monitorojmë nga afër ...

17 këshilltarë të KPA-së kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Është në kundërshtim me Kushtetutën...

Këlliçi-Marta Kos: Mirë se erdhët në Tiranë, në zemrën e narkoshtetit të vetëm të Europës

Marta Kos: Procesi anëtarësimit ka luhatje! Nuk mund të kemi të njëjtat mendime, por le të punojmë bashkë





