Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje kritike
Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një ndërtesë trekatëshe në New York City u shemb në një kantier të hapur ndërtimi të mërkurën pasdite. 19 të

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një ndërtesë trekatëshe në New York City u shemb në një kantier të hapur ndërtimi të mërkurën pasdite.
19 të tjerë janë plagosur, nga të cilët katër janë në gjendje kritike, sipas CBS News, i cili citoi zyrtarët lokalë.
Shembja shkaktoi një operacion masiv kërkim-shpëtimi, me më shumë se 250 ekipe të ndihmës së shpejtë që shkuan në vendin e ngjarjes së ndërtesës trekatëshe të rrëzuar në Brooklyn.
Pamjet ajrore kanë treguar zjarrfikësit duke nxjerrë një të mbijetuar, të mbuluar me pluhur, nga rrënojat me barelë. Më vonë u tha se ajo kishte qenë një grua shtatzënë.
Zyrtarët më parë thanë se nuk e dinin se sa të tjerë janë të zhdukur. Një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar se çfarë e shkaktoi shembjen e papritur.
Dëshmitarët përshkruan një zhurmë të tmerrshme ndërsa ndërtesa u shemb rreth orës 16:00 sipas orës lokale. Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar ata që kanë vdekur ose janë plagosur.
Misioni i shpëtimit është përshkruar si “jashtëzakonisht i rrezikshëm” nga komisionerja e Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut (FDNY), Lillian Bonsignore.
Ajo shtoi se njerëzit nga ndërtesa e shembur dhe gjithashtu nga kantieri i ndërtimit kishin mbetur të bllokuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dy persona shpallen fajtorë në Britani për spinazh për inteligjencën iraniane

Gazetari britanik: Si u infiltrova brenda mafies shqiptare për të ekspozuar perandorinë e tyre gjigante të kokainës

Studentët në shesh, mesazhi i fortë i ambasadorit amerikan në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Çfarë janë Chabad House? Qendrat fetare hebraike të shpërndara në mbi 100 vende të botës, pritet të shtohen dhe në Shqipëri

Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 mln dollarë borxhe





