Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sërish alarm për bomba në mijëra shkolla në Itali, email-e kërcënuese drejtuar drejtorëve Gazetari britanik: Si u infiltrova brenda mafies shqiptare për të ekspozuar perandorinë e tyre gjigante të ... Studentët në shesh, mesazhi i fortë i ambasadorit amerikan në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinis... Çfarë janë Chabad House? Qendrat fetare hebraike të shpërndara në mbi 100 vende të botës, pritet të shtohen... Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 mln dollarë borxhe U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas 116 urdhër-arreste dhe njoftim i kuq nga Interpoli, kapet në Greqi bosi i mafias turke, ekstradohet në Turq... Historia tronditëse e birësimeve të paligjshme në Kili/ U ndanë me forcë 41 vite më parë, nëna ribashkohet ... Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli “Keni frikë të dilni nga Kuvendi”, Ina Zhupa-deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Kulturës: Jeni tmerr... Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve
BOTA

Sërish alarm për bomba në mijëra shkolla në Itali, email-e kërcënuese drejtuar drejtorëve

Një valë kërcënimesh për vendosjen e bombave ka shkaktuar alarm në Itali këtë të enjte, më 12 nëntor, pasi mijëra shkolla në disa rajone të vendit kanë marrë email-e kërcënuese për praninë e lëndëve shpërthyese në ambientet e tyre. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, kërcënimet kanë prekur institucione arsimore në disa zona, përfshirë provincat […]

P
Piranjat12 November 2026, 13:10 · 2 min lexim
Sërish alarm për bomba në mijëra shkolla në Itali,

Një valë kërcënimesh për vendosjen e bombave ka shkaktuar alarm në Itali këtë të enjte, më 12 nëntor, pasi mijëra shkolla në disa rajone të vendit kanë marrë email-e kërcënuese për praninë e lëndëve shpërthyese në ambientet e tyre. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, kërcënimet kanë prekur institucione arsimore në disa zona, përfshirë provincat e Sondrios, Valtellinës, Valchiavennës dhe Palermos. Në disa raste, mesazhet kërcënuese u janë dërguar drejtpërdrejt drejtuesve të shkollave.

Pas marrjes së njoftimeve, autoritetet italiane kanë ndërmarrë kontrolle në institucionet e prekura. Karabinierët kanë mbërritur në terren dhe kanë verifikuar ambientet e shkollave, por nga hetimet paraprake rezultoi se bëhej fjalë për kërcënime të rreme dhe nuk u gjetën pajisje shpërthyese. Për rrjedhojë, në shumicën e shkollave mësimi vijoi normalisht, ndërsa nxënësit u rikthyen në klasa pas përfundimit të kontrolleve.

Ky është rasti i dytë brenda 48 orëve që shkollat italiane përballen me kërcënime të ngjashme. Edhe një ditë më parë, të mërkurën, mbi 300 institucione arsimore morën email-e paralajmëruese për vendosjen e bombave, duke shkaktuar evakuime dhe angazhim të forcave të sigurisë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët e mesazheve kërcënuese dhe për të zbardhur origjinën e tyre.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.