Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala Berisha zhvillon sot në orën 18:00 ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ me katër degë të PD në Tiranë
POLITIKE

Shifrat e Eurostat, Teliti: Një e treta e shqiptarëve të varfër, pasojë e keqqeverisjes 13 vjeçare

P
Piranjat20 November 2026, 16:43 · 4 min lexim
Shifrat e Eurostat, Teliti: Një e treta e shqiptarëve të

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka kritikuar qeverisjen e Partisë Socialiste, duke deklaruar se Shqipëria vijon të jetë vendi më i varfër në Evropë, si pasojë e keqqeverisjes dhe përqendrimit të pasurisë në duart e një pakice. Teliti u shpreh se situata e varfërisë në vend nuk përbën më një surprizë, pasi, sipas tij, prej vitesh Shqipëria renditet në fund të klasifikimeve evropiane për mirëqenien ekonomike.

Ai theksoi se, ndonëse qeveria përdor treguesit e të ardhurave mesatare për frymë për të paraqitur një panoramë pozitive të ekonomisë, realiteti për qytetarët është krejt ndryshe.

Sipas Telitit, problemi kryesor qëndron te shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, e cila është përqendruar në duart e një numri të vogël njerëzish.

“U bënë gjithë këto vite, dhjetëvjeçari i fundit konkretisht, që Eurostati na konsideron vendin më të varfër jo të Evropës, por edhe të Ballkanit. Shiko kalo kufirin në Maqedoninë e Veriut, është tre herë më e ulët varfëria se në Shqipëri. Faktikisht po të shikojmë të ardhurat ne kemi më shumë se sa Maqedonia për frymë. Mesataren që përdor qeveria.

Por atje ka një rishpërndarje të pasurisë. Ndërkohë që në Shqipëri pasuria është e përqendruar në duart e pak njerëzve. E thënë ndryshe në 100 shqiptarë, 5 prej tyre mbajnë çdo gjë, kurse pjesa tjetërë shikojnë që këta kanë çdo gjë në dorën e tyre.

Kurse ne Maqedoninë e Veriut është e shpërndarë kjo pasuri. Dhe mirëqenia është ajo që ka rëndësi për ne. Këto shifrat, statistikat, buxhete madhështore të ardhurat për frymë, çfarë vlejnë këto. Ja ku doli eurostati sot, Shqipëria vendi më i varfër. Dhe për të përdorur këtë mesataren që qeveria e ka shumë qejf ta përdorë.

Çdo të thotë që një e treta e shqiptarëve janë të varfër, do të thotë që në çdo familje, burrë e grua me një fëmijë, njëri nga këta të tre është i varfër. Brenda familjes. Pra shqiptare, burrë e grua, shikoni njëri tjetrin në sy dhe femijën, njëri prej jush është i varfër. Njëri prej jush, as nuk vishet, as nuk ha si ju, as nuk paguan dot faturat, as nuk mund të këtë një mjet personal transporti.

Asgjë nuk mund të bëjë. Është i varfër. Tani është burri, është gruaja, është djali apo vajza, ta ndajë vetë secili brenda familjes. Por sipas statistikave që ka shumë qejf qeveria ti përdorë, në çdo familje ke të paktën nga një të varfër. Kjo është dramatike.

Nuk ndodh kjo gjë në Maqedoni, nuk ndodh në Kosovë, seri e kështu me radhë. Pse janë atë më mirë se ne. Ballkani e ka varfërinë tre herë më të ulët se ne. Çfarë kanë më shumë se ne, me shumë pasuri natyrore, më shumë bregdet. Po kanë njerëz më shumë se ne. Pasi atje nuk shpopullohen vendet siç shpopullohet Shqipëria. Por mbi të gjithë ata kanë qeveri që nuk abuzon si kjo e jona…. .Si është e mundur që qeveria në buxhetin e saj të 14-të, ende diskuton varfërinë. Çfarë ke bërë ti në 13 vitet e qeverisjes. – tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.